Arkiv-Lajme

Marrëdhënia Shqipëri-Kosovë, Mehmet Kraja jep një vështrim përtej miteve të vëllazërisë (edhe politike)

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 09:44

Mehmet Kraja botonte dje një shkrim(që e kemi marrë nga “Express”) në të cilin sillte në vështrim marrëdhënien Shqipëri-Kosovë, “në katër pamje” siç edhe thuhet në titull. Dhe këto katër pamje, janë ato që mund të quhen bazat e infrastrukturës komunikuese mes dy entiteve që, përveçse konstituojnë bazamentin e hapësirës shqiptare, duket se edhe rivalizojnë. Rivalitet që mund të vihet re në keqkuptime të lëna anash deri më tani. Hapësira mediale, përdorimi politik i Kosovës(në Shqipëri), kthimi në Beograd(pra Serbia si hallkë preferenciale e Shqipërisë) dhe gjuha dhe kultura.

Tragjedia e Air Asia, gjenden disa nga trupat e pasagjerëve. Piloti ndryshoi lartësinë e avionit pa leje

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 09:16

Një numër trupash që dyshohet t’u përkasin pasagjerëve të avionit AirAsia, i cili ishte zhdukur para tre ditësh, njoftohet të jenë gjetur nga zyrtarët indonezianë. MetroTV raporton se ekipet e shpëtimit kanë tërheëur së paku gjashtë kufoma në ngushticën mes Sumatras dhe Borneos, dhe dhjetë kufoma në një lokacion tjetër. Të afërmit e pasagjerëve që udhëtonin në AirAsia pritën në ankth lajmin për familjarët e tyre, ndërsa emrat e të gjeturve ende nuk janë të njohur për mediat.

Matteo Renzi në Tiranë, takim me kryeministrin shqiptar. Rama: “Ulet taksa për mallrat që hyjnë në Itali, njohje e pensioneve për shqiptarët”

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 08:01

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp me homologun italian, Matteo Renzi, i cili viziton sot Tiranën. Ndër të tjera, kryeministri shqiptar, ka lajmëruar se është rënë dakord ulja e taksës për mallrat e autotransportit që hyjnë nga Shqipëria në Itali, mbetur në fuqi që nga vitet ’50, krahas dy vendeve të tjera, si Irani dhe Siria. Po kështu Rama ka theksuar se të dy palët kanë biseduar për njohjen e pensioneve, jo vetëm të shqiptarëve në Itali, por edhe të italianëve në Shqipëri, që janë rreth 20 mijë.

Rezart Taçi gati të dalë hapur si presidenti i klubit të Parmës, thonë mediat italiane

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 07:25

Siç njofton Calciomercato.it, Rezart Taçi, biznesmeni shqiptar i naftës që prej shumëkujt është cilësuar si truri pas Dastraso Holdings Limited (që sapo ka zbuluar se është zotëruesja e paketës së shumicës në ekipin e Parmës), mund të jetë gati të dalë hapur dhe të bëhet presidenti i skuadrës së njohur. Sipas La Gazzetta dello Sport, ditët e fundit Taçi është njoftuar në detaje për të gjithë lëvizjet dhe ndryshimet që kanë ndodhur në shtëpinë Parma.

a.k

"Numri Zero”, romani i ri i Umberto Ecos. 50-vjet histori italiane dhe një “manual” i gazetarisë si “makineri balte”

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 07:04

Umberto Eco ka përfunduar romanin e tij të ri, i cili del në qarkullim duke nisur nga 9 janari 2015. Tema është sa e përfolur, aq edhe e panjohur. Bëhet fjalë për Italinë e tangentopolit, llozhës P2, bashkë me skandalin e “Gladio”, roli i CIA-s, Brigadat e Kuqe. Gjithë materiali që përbën historinë politike italiane të pas luftës. Ngjarjet vihen në Milanon e vitit 1992 për ta shtrirë mandej fillin nëpër të gjithë këtë periudhë. Në qendër disa gazetarë që themelojnë një të përditshme bazuar mbi tituj bombastikë, skupe, me të cilat shnatazhohen persona të ndryshëm.

Qeveria “shkrin” administratën e qarqeve?

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 06:43

Edmond Hoxhaj

SOS në ujërat në jugperëndim të Korfuzit. Një tjetër anije me flamur moldav në rrezik për mbytje

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 06:23

Një anije me flamur moldav mësohet se ka dhënë alarmin SOS teksa lundronte 3 milje në jugperëndim të Korfuzit. Në anije mësohet se ndodhen rret 700 persona, sipas të dhënave më të fundit të gjithë klandestinë. Destinacioni mendohet se ka qenë Kroacia.

Mediat greke shkruajnë se anija ndodhet në ujërat ndërkombëtare dhe se autoritetet greke nuk kanë dërguar rimorkiues  në zonë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe detit të trazuar.

“Norman Atlantik”, vetem 3.5 milje larg Sazanit. Italianët nuk pranojnë ta ankorojnë në bregdetin shqiptar.

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 05:39

Anija “Norman Atlantik” po i afrohet gjithmonë e më shumë bregdetit shqiptar. Rrymat detare e kanë sjellë atë vetëm 3.5 milje larg ishullit të Sazanit, por çuditërisht pala italiane nuk pranon që trageti të rimorkiohet në portin e Vlorës.

Qeveria italiane ka kërkuar që anija të kthehet në Brindizi dhe me autoritetet shqiptare po diskutohet se çfarë rruge do të ndiqet në respekt edhe të ligjeve ndërkombëtare.

Spektakli londinez dhe një ngjashmëri e dukshme: Djalë i kujt është princi Harry?

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 04:11

Spektakli me titullin “Truth, Lies, Diana” (E vërteta, gënjeshtra dhe Diana), që do të transmetohet në skenën londineze te West End, hedh tjetër benzinë në thashethemin e përhershëm se Princi Harry mund të mos jetë i biri i princit Charles. Kjo është një teori e përgënjeshtruar vazhdimisht, por dyshimet janë se i ati i tij mund të jetë ish-shefi i kavalerisë mbretërore James Hewitt, që ka patur një histori dashurie me Dianën; aq më tepër të ngjashmëritë janë kuptimplote.

Thellohet tragjedia e tragetit. Të dhëna kontradiktore flasin për dy viktima shqiptare nga rimorkiatori Iliria

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 03:22

Megjithëse informacionet janë ende kontradiktore, është rritur bilanci i viktimave të tragjedisë në anijen “Norman Atlantik”. Njoftimet thonë se deti ka nxjerrë në brigjet e Vlorës trupat e pajetë të dy marinarëve shqiptarë, të cilët i përkasin rimorkiatorit ‘Iliria”, që kishte shkuar për të tërhequr anijen Norman Atlantic mëngjesin e sotëm, por në tentativë për ta rimorkuar dy marinarët janë goditur nga një kavo. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon se ka humbur jetën një prej pjestarëve të ekuipazhit të rimorkiatorit privat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme