"Numri Zero”, romani i ri i Umberto Ecos. 50-vjet histori italiane dhe një “manual” i gazetarisë si “makineri balte”

Umberto Eco ka përfunduar romanin e tij të ri, i cili del në qarkullim duke nisur nga 9 janari 2015. Tema është sa e përfolur, aq edhe e panjohur. Bëhet fjalë për Italinë e tangentopolit, llozhës P2, bashkë me skandalin e “Gladio”, roli i CIA-s, Brigadat e Kuqe. Gjithë materiali që përbën historinë politike italiane të pas luftës. Ngjarjet vihen në Milanon e vitit 1992 për ta shtrirë mandej fillin nëpër të gjithë këtë periudhë. Në qendër disa gazetarë që themelojnë një të përditshme bazuar mbi tituj bombastikë, skupe, me të cilat shnatazhohen persona të ndryshëm. Libri quhet “Numri Zero” dhe sipas rezymeve që botohen në mediat italiane, titulli përsërit numrin zero të gazetave, numër prove, informacion i organizuar, por i pabotuar. “Një manual i gazetarisë së keqe për...makinën e baltës”, siç komentonte Paolo Miele, drejtues i bordit editues të librave të Ecos. Një roman që po pritet më kërshëri të madhe, edhe sepse paraprihet nga suksesi i librave të tjerë të autorit. Eugenio Scalfaro i kushtonte një opinon lajmit, por edhe Ecos, duke e renditur atë ndër “personalitetet ndikues”(http://espresso.repubblica.it/opinioni/vetro-soffiato/2014/1...).
http://www.ilgiornale.it/news/cultura/2015-ritorna-tangentop...
http://www.booksblog.it/post/120882/umberto-eco-il-nuovo-lib...
s.z
Add new comment