Thellohet tragjedia e tragetit. Të dhëna kontradiktore flasin për dy viktima shqiptare nga rimorkiatori Iliria

Megjithëse informacionet janë ende kontradiktore, është rritur bilanci i viktimave të tragjedisë në anijen “Norman Atlantik”. Njoftimet thonë se deti ka nxjerrë në brigjet e Vlorës trupat e pajetë të dy marinarëve shqiptarë, të cilët i përkasin rimorkiatorit ‘Iliria”, që kishte shkuar për të tërhequr anijen Norman Atlantic mëngjesin e sotëm, por në tentativë për ta rimorkuar dy marinarët janë goditur nga një kavo. Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes konfirmon se ka humbur jetën një prej pjestarëve të ekuipazhit të rimorkiatorit privat. Në çastin që po tërhiqej anija, janë këputur 2 kavo dhe kanë goditur pjesëtarët e ekuipazhit. Njëri prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme, kurse tjetri është plagosur rëndë dhe po i jepet ndihma në bordin e rimorkiatorit. Ekuipazhi në rimorkiator nuk janë pjesë e marinës por janë pjesë e ekuipazhit privat të këtij rimorkiatori.
Dy pjestarët e ekuipazhit janë shtetasit me inicialet P.J, 59 vjeç dhe E.I, 57 vjeç. BalkanËeb ka vendosur të bëjë të ditur emrat pasi të jepen të verifikohen të dhënat zyrtare, pasi për rreth një orë, të dhënat kanë qenë kontradiktore.
a.k
Comments
ngushellime per familjaret e
<p>ngushellime per familjaret e dy marinareve te shkrete te cilet humben jeten gjate operacionit te rimorqimit, dua te theksoj se ata punonin ne kushte skandaloze per operacione te tilla, pa asnje mase sigurie per rrezikshmerine qe ka nje opercaion i tllle, kavo qe u keput nuk eshte per rimorqim te permasave te tilla dhe e pa certifikuar, por makuteria e pronareve se”u be deti kos” u mori jeten!<br />dua te theksoj qe i gjithe ekuipazhi i rimorqatorit eshte i pa trajnuar dhe i pa certifikuar per operacione te tilla.Hajdutet qe drejtojne Administraten Detare mbyllin syte pasi marin “QOKEN” nga kompania qe ka ne pronesi rimorqatoret.</p>
Add new comment