SOS në ujërat në jugperëndim të Korfuzit. Një tjetër anije me flamur moldav në rrezik për mbytje

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 06:23

Një anije me flamur moldav mësohet se ka dhënë alarmin SOS teksa lundronte 3 milje në jugperëndim të Korfuzit. Në anije mësohet se ndodhen rret 700 persona, sipas të dhënave më të fundit të gjithë klandestinë. Destinacioni mendohet se ka qenë Kroacia.

Mediat greke shkruajnë se anija ndodhet në ujërat ndërkombëtare dhe se autoritetet greke nuk kanë dërguar rimorkiues  në zonë, për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe detit të trazuar.

Drejt anijes mësohet se është nisur një helikopter Sikorsky i flotës ajrore greke dhe fregata “Navarino”, e cila ndodhet në zonë në kuadër të operacionit për rimorkimin e Norman Atlantik.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.