Marrëdhënia Shqipëri-Kosovë, Mehmet Kraja jep një vështrim përtej miteve të vëllazërisë (edhe politike)

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 09:44

Mehmet Kraja botonte dje një shkrim(që e kemi marrë nga “Express”) në të cilin sillte në vështrim marrëdhënien Shqipëri-Kosovë, “në katër pamje” siç edhe thuhet në titull. Dhe këto katër pamje, janë ato që mund të quhen bazat e infrastrukturës komunikuese mes dy entiteve që, përveçse konstituojnë bazamentin e hapësirës shqiptare, duket se edhe rivalizojnë. Rivalitet që mund të vihet re në keqkuptime të lëna anash deri më tani. Hapësira mediale, përdorimi politik i Kosovës(në Shqipëri), kthimi në Beograd(pra Serbia si hallkë preferenciale e Shqipërisë) dhe gjuha dhe kultura. Kraja flet me karta të hapura, edhe sepse ka nevojë që gjërat të thuhen troç, por edhe sepse “ka ardhur koha që t’ia themi njëri-tjetrit disa fjalë të pakëndshme, që ta çlirojmë shpirtin dhe të mos na kapë veremi”. Po veçojmë një fragment që thotë shumë dhe që ndoshta përbën elementin "kundërthënës" më të rrokshëm në atë mit të vëllazërisë që politika ka kërkuar të mbajë gjallë deri më sot: “Kolosi i shqiptarizmës, Hasan Prishtina, mbronte idenë se Kosova mund të çlirohej vetëm nëse në Tiranë vendosej një pushtet patriotik, luajal ndaj Kosovës. Këtë iluzion ai e pagoi me kokë. Nuk ishin vetëm Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha që e keqpërdorën Kosovën për utilitarizëm politik dhe pushtetar, por ndaj Kosovës dhe çështjes kombëtare u sollën pa konsideratë edhe një numër intelektualësh dhe krijuesish të profileve të larta. Noli, sapo erdh në pushtet, shpërndau Komitetin e Kosovës; Koliqi, pas Revolucionit të Qershorit, me gjithë shpurën e tij për katër vjet gjeti strehë në Jugosllavi; Çabej e quan kufirin e Shqipërisë kufi natyror; Shuteriqi më 1947 në Beograd e quan Elbasanin “Stara Srbija”; Camaj u martua me vajzën e kryespiunit serb. Ose një rast krejt i vonë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë më 2012 sakrifikoi bashkëpunimin e shkëlqyer që kishte me Akademinë e Kosovës, vetëm që ta ftonte në kremtimin e 40-vjetorit nënkryetarin e Akademisë Serbe, Lubisha Rakiqin, njërin nga ideatorët e “Memorandumit” famëkeq”, shkruan Kraja. Nga këto premisa udhëhiqet edhe politika e Jashtme, madje edhe në ditët tona, kur sipas Krajës, “kryeministri i Shqipërisë, për një kohë të shkurtër, është takuar tri herë me kryeministrin e Serbisë, dy herë për “kinezeri”, një herë për patriotizëm”. Paternalizëm nga Shqipëria, provincializëm nga një pjesë e kosovarëve, kështu përshkruhet kjo marrëdhënie në sytë e M. Krajës, e cila është e sigurtë se do të duhet të analizohet jo më në kontekstin e sintezës së emocioneve, por të arsyes. Ndoshta kjo e Krajës është një qasje që do parë si e dobishme.
s.z

Comments

Submitted by 28nendori (not verified) on

<p>kosova eshte nje krahine shqiptare qe mbeti jashte kufijve shteterore jo per faj te shqiptareve. &nbsp; ata qe duan te gjejne justifikime dhe pretekste per &nbsp;shtruar platformen e tyre antishqiptare per &#39;&#39;kombin &#39;&#39; artificial kosovar ,bejne shkrime te tilla. &nbsp; po ti futemi cic-miceve te tilla jo po c&#39;beri shqiperia e c&#39;beri kosova ,nuk kemi per te dale gjekundi vecse do te vazhdoje sporti i vjeter i nxjerrjes se syve njeri-tjetrit. &nbsp; eshte e njejta mendesi qe kane edhe ithtaret e gego-katolicizmit. &nbsp;kete mendesi krahinariste qe ne kosove e bart ldk-ja eshte pikerisht ajo qe deshiron serbia per vite me radhe.</p><p>per mua edhe zoti kraja po ben perpjekje te futet ne grupin e matosheve dhe lubonjave qe jane turpi i shoqerise se sotme mbareshqiptare.</p><p>sidoqofte ,megjithe bajraktarizmin dhe krahinarizmin e sotem,besoj se ka mjaftueshem shqiptare qe do te real;izojne shtetin e bashkuar shqiptar.</p>

Submitted by Anonimi (not verified) on

<p>Fakti qe nje njeri flet &#39;pa doreza&#39; nuk ben asnje nga keto mendime me shume ose me pak te verteta. Personalisht teza te tilla me duken harbimet e zakoneshme pseudopatriotike prej personazh qe nuk kane as bagazhin intelektual e as horizontin historik qe te kuptojne dhe komentojne drejt realitetet. Nje gje qe nuk e permend ky zoteri eshte se &#39;miqesia&#39; Shqiperi-Kosove nuk eshte fare ceshtje zgjedhjeje por nevoje e te dyja aneve te kufirit. Nje komb i vogel, i percmuar nga Greket ne Jug dhe Serbet ne Veri, i abuzuar nga sundimtaret e vete ne Tirane dhe Prishtine, ka nje domosdoshmeri organike qe te jete i bashkuar rreth idealesh shpesh folkloristike apo sportive, aq me teper e ka kete nevoje ne rrafshin ekonomik dhe social. Marezira biografike se dikush u martua me vajzen e nje babai te keq serb, apo te dyja palet ne konfliktin e 1924 qe na qenkeshin pro-serbe (njera pale se shperndau Komitetin, pala tjeter se na u strehua ne Serbi! Noli pro-serb??? Ai nga Serbet morri arratine!) jane per fat te keq mendime te nje cilesie intelektuale inferiore te cilat nuk duhen diskutuar as seriozisht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.