“Norman Atlantik”, vetem 3.5 milje larg Sazanit. Italianët nuk pranojnë ta ankorojnë në bregdetin shqiptar.

Anija “Norman Atlantik” po i afrohet gjithmonë e më shumë bregdetit shqiptar. Rrymat detare e kanë sjellë atë vetëm 3.5 milje larg ishullit të Sazanit, por çuditërisht pala italiane nuk pranon që trageti të rimorkiohet në portin e Vlorës.
Qeveria italiane ka kërkuar që anija të kthehet në Brindizi dhe me autoritetet shqiptare po diskutohet se çfarë rruge do të ndiqet në respekt edhe të ligjeve ndërkombëtare.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila ka vizituar nga afër bazën e Pashalimanit, e pyetur së perse anija “Norman Atlantic” nuk ankorohet në brigjet shqiptare u shpreh se pala shqiptare ka qenë në gadishmëri të plotë, por qeveria italiane insiston se mund ta monitorojë më mirë situatën nëse anija do t’u drejtohej brigjeve italiane.
l.m
Comments
Mire ke kane sepse ky shtet
<p>Mire ke kane sepse ky shtet nuk ofron asgje.</p>
Add new comment