Tragjedia e Air Asia, gjenden disa nga trupat e pasagjerëve. Piloti ndryshoi lartësinë e avionit pa leje

Postuar në 30 Dhjetor, 2014 09:16

Një numër trupash që dyshohet t’u përkasin pasagjerëve të avionit AirAsia, i cili ishte zhdukur para tre ditësh, njoftohet të jenë gjetur nga zyrtarët indonezianë. MetroTV raporton se ekipet e shpëtimit kanë tërheëur së paku gjashtë kufoma në ngushticën mes Sumatras dhe Borneos, dhe dhjetë kufoma në një lokacion tjetër. Të afërmit e pasagjerëve që udhëtonin në AirAsia pritën në ankth lajmin për familjarët e tyre, ndërsa emrat e të gjeturve ende nuk janë të njohur për mediat. Kontakti i fundit me fluturimin ishte në 06:12 të orës lokale, kur piloti ka kërkuar leje për t’u ngritur në lartësi më të madhe, për të shmangur retë e rënda dhe stuhitë. Pilotit i është dhënë leje për të ndryshuar kurs por jo lartësi, për shkak të një tjetër fluturimi në të njëjtën rrugë. Asnjë sinjal shqetësimi nuk u dha para se avioni të zhdukej nga radari.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.