Arkiv-Lajme

Thriller në Adriatik, pasagjerët e “Norman Atlantic" në betejë për të mbijetuar

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 16:32

Mesnata ka kapur në det të hapur 287 pasagjerët që ndodhen ende në bordin e anijes Norman Atlantik, e cila u përfshi nga flakët 40 milje në veri të Korfuzit. Trageti u soll nga rrymat detare në afërsi të Durrësit, por autoritetet italiane nuk pranuan rimorkimin drejt brigjeve shqiptare.

Përfundon misioni luftarak i NATO-s në Afganistan. Lufta kushtoi 1 trilion $. Do të mbeten vetëm 13 mijë trupa me mision asistence

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 16:26

NATO i ka dhënë fund misionit luftarak në Afganistan. Kjo është bërë e ditur edhe nga sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Soltenberg, i cili ka shtuar se misioni i 13 mijë trupave që do të qëndrojnë, nga 1 janari 2015 e tutje, do të konsistojë në trajnim dhe asistencë ndaj 350 mijë trupave ushtarake dhe policore afgane. NATO dislokoi në Afganistan 140 mijë trupa nga 51 vende. Prej të cilëve humbën jetën 3500 trupa, pjesa më e madhe amerikanë, 2000.

“Nacionalizmi ekonomik”, Vetëvendosja rifillon me incidente fushatën “Bojkoto Produktet e Serbisë!”.

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 13:48

Lëvizja “Vetëvendosje” në Kosovë i është rikthyer fushatës kundër produkteve serbe. RTK raporton se në të gjitha qytetet e Kosovës u shpërndanë fletushka, përmes të cilave u bëhet thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë këto produkte.

Një arrest absurd që solli një tragjedi! Sipas “reporter.al”, i burgosuri që u vetëvar nuk rezulton të jetë përfitues nga “vjedhja” e energjisë elektrike

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 12:25

Ngjarja e ndodhur në burgun e Rrogozhinës ku një i arrestuar për “vjedhje energjie” vari veten ka shtyrë median të gërmojë më tej rreth ngjarjes. Faktet që dalin në dritë të lënë të kuptosh se në këtë rast kemi të bëjmë me një situatë absurde. Në një shkrim të publikuar në “reporter.al” gazetari Gjergj Erebara shkruan se personi i vetëvrarë, rezulton se është arrestuar me argumentin se kishte lidhur dy dyqanet e tij me sahatin e familjes së tij.

Sozia e Hitlerit në Kosovë tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare. Gjinovci: Krenar që i ngjaj "Fyhrerit" dhe që, si ai, kam luftuar serbët

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 11:09

Një 49 vjeçar nga Kosova ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare. Ngjashmëria me Adolf Hitlerin e ka kthyer Emin Gjinovcin në një atraksion për turistët që vizitojnë Kosovën. E përditshmja italiane “Libero” shkruan se Gjinovci mban mustaqet tipike të Fyhrerit, flokët e ndarë me vizë dhe “Mein Kamf-in” nën sqetull.

Shtetet censurojnë Hollivudin! Pas “The Interview”, kritika dhe bllokime për “Exodus” dhe “Homeland”

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 09:01

Pas debatit ndërkombëtar që shkaktoi filmi “The Interview” janë edhe dy filma të tjerë, të dalë sëfundmi, që kanë përfshirë shtete të ndryshme në replika dhe që kanë sjellë edhe ndalimin e transmetimit të tyre. Ndërsa për filmin “The Interview” ishte Koreja e Veriut ajo që kishte kundërshti, tashmë është seriali “Homeland” që ka shkaktuar reagime kundërshtuese nga Pakistani. “The New York Post” shkruan se zyrtarët pakistanezë janë të irrituar pasi në sezonin e katërt të “Homeland” ky shtet portretizohet si jodemokratik dhe i lidhur me terrorizmin.

Trageti në flakë jashtë kontrollit të drejtuesve. Kapiteni deklaron se deti po e çon anijen drejt brigjeve të Shqipërisë

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 08:19

Trageti që ka marrë flakë në afërsi të Korfuzit, saktësisht pranë ishullit Othonoi, është jashtë kontrollit të drejtimit dhe po lundron sipas rrymës detare. “Corriere della Sera” citon kapitenin e tragetit “Norman- Atlantic” sipas të cilit anija i është drejtuar brigjeve shqiptare. Sipas burimeve ai ndodhet paralel me derdhjen e Vjosës, në veri të Vlorës.
s.z

Moti i keq, gazeta “Express” në Kosovë fton lexuesit për bashkëpunim

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 07:24

Përkeqësimi i motit në rajon ka sjellë vështirësi të shumta për qarkullimin. Mediat po publikojnë foto e lajme të ndryshme nga aksidente që kanë ndodhur për shkak të reshjeve të borës apo shiut. Ndërkohë, gazeta “Express” në Kosovë ka menduar që të ndërmarrë një iniciativë që u vjen  në ndihmë atyre që janë në udhëtim apo që po planifikojnë të udhëtojnë.

Lista e pasagjerëve të tragetit “Norman-Atlantic” ku ndodhen edhe disa shqiptarë

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 07:10

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka deklaruar se në bordin e tragetit të linjës Ankona-Patra që ka marrë flakë në afërsi të Korfuzit, ndodhen edhe 22 shtetas me pasaportë shqiptare. Agjencia greke “Zouglas” ka publikuar listën e pasagjerëve. Po e riprodhojmë meqenëse mund të ketë interes: http://www.zougla.gr/greece/article/aiti-ine-i-lista-epivato...
s.z

Ditë aksidentesh, merr flakë trageti i linjës Ankona-Patra. Dy anije merkantile përplasen në Ravena. Zhduket një tjetër avion me 162 persona në bord

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 06:12

Duket se dita e sotme, 28 dhjetor, të jetë ditë e aksidenteve. Përveç tragetit “Norman Atlantic” të linjës Ankona-Patra, i cili ka marrë flakë në afërsi të Korfuzit duke vënë në rrezik jetën e 478 pasagjerëve, dy anije merkantile janë përplasur sot në Ravena. Anija turke është mbytur, kurse anija tjetër me flamur nga Belize ka pësuar dëme. ANSA njofton për disa të zhdukur dhe të plagosur. Për sa i përket tragetit të kompanisë “Grimaldi”, bëhet e ditur se janë evakuuar rreth 150 persona, të asistuar nga disa anije që po kryejnë operacione shpëtimi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme