“Nacionalizmi ekonomik”, Vetëvendosja rifillon me incidente fushatën “Bojkoto Produktet e Serbisë!”.

Lëvizja “Vetëvendosje” në Kosovë i është rikthyer fushatës kundër produkteve serbe. RTK raporton se në të gjitha qytetet e Kosovës u shpërndanë fletushka, përmes të cilave u bëhet thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë këto produkte.
“Serbia në Kosovë po fuqizohet çdo ditë e më shumë edhe politikisht edhe ekonomikisht. Që nga viti 2002 e deri më sot, qytetarët e Kosovës si konsumatorë ia kanë dhënë Serbisë 3 miliardë euro, ndërkaq vetëm në vitin 2014 nga konsumi i mallrave të saj Serbia ka fituar 371 milionë euro në Kosovë. Duke i bojkotuar këto produkte, do ta dëmtojmë Serbinë, do ta stimulojmë konsumin e produkteve vendore, e rrjedhimisht sado pak do ta përmirësojmë ekonominë e vendit” thuhet në deklaratën e “Vetëvendosjes”. Kjo fushatë nuk ka kaluar pa incidente. Aktivistët deklarojnë se janë sulmuar dy herë nga stafi i një marketi.
“Ata i zvarritën aktivistët deri ne dalje të marketit duke i ofenduar, ndërsa një aktivist i cili xhironte më telefon u kap për fyti nga sigurimi dhe gjithashtu iu rrëmbye telefoni ku u fshi pothuajse i gjithë incizimi. Grupin e dytë te aktivistëve që shpërndanin fletushka, sigurimi i këtij marketi i rrëmbeu në një zyrë të këtij objekti, nga ku i kërcënoi dhe ua rrëmbeu materialet (fletushkat)” thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.
Për më shumë: http://www.rtklive.com/?id=2&r=15250
n.k
Add new comment