Përfundon misioni luftarak i NATO-s në Afganistan. Lufta kushtoi 1 trilion $. Do të mbeten vetëm 13 mijë trupa me mision asistence

NATO i ka dhënë fund misionit luftarak në Afganistan. Kjo është bërë e ditur edhe nga sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Soltenberg, i cili ka shtuar se misioni i 13 mijë trupave që do të qëndrojnë, nga 1 janari 2015 e tutje, do të konsistojë në trajnim dhe asistencë ndaj 350 mijë trupave ushtarake dhe policore afgane. NATO dislokoi në Afganistan 140 mijë trupa nga 51 vende. Prej të cilëve humbën jetën 3500 trupa, pjesa më e madhe amerikanë, 2000. Ndërhyrja ishte pasojë e sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe synonte shkatërrimin e pushtetit të talebanëve që ishin në bashkëpunim me Al Qaedan. Lufta thuhet se ka kushtuar 1 trilion $.
s.z
Add new comment