Ditë aksidentesh, merr flakë trageti i linjës Ankona-Patra. Dy anije merkantile përplasen në Ravena. Zhduket një tjetër avion me 162 persona në bord

Duket se dita e sotme, 28 dhjetor, të jetë ditë e aksidenteve. Përveç tragetit “Norman Atlantic” të linjës Ankona-Patra, i cili ka marrë flakë në afërsi të Korfuzit duke vënë në rrezik jetën e 478 pasagjerëve, dy anije merkantile janë përplasur sot në Ravena. Anija turke është mbytur, kurse anija tjetër me flamur nga Belize ka pësuar dëme. ANSA njofton për disa të zhdukur dhe të plagosur. Për sa i përket tragetit të kompanisë “Grimaldi”, bëhet e ditur se janë evakuuar rreth 150 persona, të asistuar nga disa anije që po kryejnë operacione shpëtimi.
Po sot një avion “Airbus 320” i linjës Singapor-Indonezi është zhdukur nga radarët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Avioni është malajzian dhe ka patur në bord 162 persona. Ai është zhdukur nga radarët 40 minuta pasi është ngritur nga ishulli i Javës dhe përsërit thuajse njësoj historinë e fluturimit tjetër malajzian, të para disa muajve, i cili ende mbetet enigmë.
s.z
Comments
Po pse anije "merkantile" dhe
<p>Po pse anije "merkantile" dhe jo "tregtare"?</p>
Add new comment