Arkiv-Lajme

Gjykata e Krimeve të Rënda vendos gjykimin me dyer të mbyllura të çështjes së “bandës së tritolit”. Vendimi kundërshtohet nga i pandehuri Julian Sinanaj

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 09:03

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që gjyqi për të ashtuquajturën “banda e tritolit” të zhvillohet me dyer të mbyllura. Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit Adrian Nezha, sipas të cilit meqenëse prokuroria ka një tjetër çështje në hetim, atëherë mund të dalin të dhëna që përbëjnë sekret. Kërkesa është kundërshtuar nga avokatët, por edhe nga i pandehuri kryesor, Julian Sinanaj. Ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë, por duket se kjo e fundit po disiplinon procesin, gjatë të cilit me siguri që Sinanaj do të kishte nxjerrë emra që djegin.

Pothuaj gjysma e rritjes së importeve, e destinuar për investime

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 08:22

Bilanci i tregëtisë së jashtme  për 11 muajt e parë të 2014-ës, publikuar sot nga INSTAT-i, tregon se importet janë rritur me pothuaj 400 milionë dollarë ($1=100Lekë), krahasuar me një vit më parë. Pothuaj gjysma e kësaj rritje është realizuar në grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, të cilat kryesisht kanë destinacion investimet. Pjesa tjetër e rritjes së importeve është realizuar në mallrat e destinuara për konsum, ku spikat grupi “Tekstile dhe këpucë” me një rritje rreth 90 milionë dollarë.

E.Zaloshnja

Trageti i tragjedisë, prokuroria italiane nis hetimet. A bëhet fjalë për mbytje të qëllimshme?

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 07:16

Si mbytje e qëllimshme e ka klasifikuar Prokuroria e Barit dhe ajo e Brindizit, zjarrin e rënë në tragetin italian “Norman Atlantic”. Megjithatë, prokurori i çështjes, Xhuzepe Volpe, ka saktësuar pas largimit nga kapiteneria e Barit se hetimi është vetëm në hapat e parë dhe gjërat mund të ndryshojnë. Në Brindizi, ndërkaq, përveç se për mbytje të qëllimshme, është hapur dosje edhe për vrasje të qëllimshme, pasi një prej viktimave të deritanishme, shtetasi grek, ka mbërritur një ditë më parë në këtë qytet.

Zyrtarisht 5 të vdekur nga tragjedia në Adriatik. Shqiptarët e evakuuar në një anije malteze

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 06:16

Fillimisht u fol vetëm për 1 vitkimë nga tragjedia në anijen Norman Atlantik, një shtetas grek nga Zyrihu që kishte kaluar disa ditë pushimi në Greqi dhe që po kthehej në Zvicër përmes Italisë. Por bilanci është thelluar gjatë paradites, kur në det të hapur janë gjetur edhe trupat e 4 pasagjerëve, identiteti i të cilëve nuk dihet ende. Lajmi u bë publik nga televizioni publik italian "Rai" dhe u konfirmua më vonë edhe nga kryeministri Renzi.

Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme. Dështon edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit.

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 05:27

Greqia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dështimit edhe të raundit të tretë të votimit për presidentin e vendit. Kandidati i propozuar nga koalicioni qeverisës, Stavros Dimas ka marrë 168 vota edhe në raundin e fundit, nga 180 që nevojiteshin për zgjedhjen e tij në krye të vendit.

Zgjedhjet e reja lokale do nxjerrin 1785 këshilltarë. Aktualisht marrin paga 6500 të tillë

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 04:02

Me ndarjen e re territoriale, në shkallë vendi do të ketë 1785 këshilltarë të bashkive, njofton Shqip. Në bazë të përllogaritjeve të kryera nga të dhënat e ofruara nga ministria përkatëse, mbi numrin e popullsisë të 61 bashkive të reja dhe të ligjit që përcakton kriteret për numrin e “parlamenteve” lokale, rezulton se numri i anëtarëve nuk do t’i kalojë 1800 vetë. Tirana, me një popullsi prej 757 361 banorësh, do të ketë sipas përcaktimit të qeverisë 65 anëtarë të këshillit. Ky do të jetë dhe numri maksimal që do të ketë kryeqyteti shqiptar dhe i vetmi në shkallë republike.

Linda Rama në “E Diell”: Do isha e shqëtësuar nëse Edi nuk do kishte pranë këshilltarë me famë botërore. Shtëpinë e kemi bërë me materiale shumë të varfra.

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 04:00

Garancia për vendimet dhe politikat që ndërmerr kryeministri Rama janë këshilltarët e huaj që asistojnë qeverinë shqiptare. Ky fakt ka krijuar qetësinë e nevojshme edhe për bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, siç ajo është shprehur në një intervistë për emisionin “ E Diell” ne Top Channel.

“Unë do isha shumë e shqetësuar nëse Edi nuk do kishte pranë tij këshilltarë me famë botërore. Do isha shumë e shqetësuar nëse nuk do kishte këshilltarë me famë botërore si Rikardo Haussman apo grupi i Tony Blair që asiston qeveri të ndryshme që kanë nevojë”

Qamil Zela kishte tentuar edhe dy herë vetëvrsasjen. Në paraburgim flinin 30 veta në një dhomë.

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 03:05

Vetëvrasja e Qamil Zelës, 52-vjeçarit nga Lushnja, i arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike ishte e paralajmëruar. Edhe dy herë të tjera ai kishte tentuar t’I jepte fund jetës siç pohon për gazetën “Panorama” djali i tij Besmir Zela.

Vazhdon operacioni shpëtues në “Norman Atlantic”. Disa dëshmi thonë se numri i viktimave shkoi në katër

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 03:04

Informacioni i fundit nga trageti Norman Atlantic flet për shpëtimin e 329 personave. Një operacion i madh i kryesuar nga italianët dhe pasuar nga grekë e shqiptarë është duke u zhvilluar edhe sot në ujrat e Adriatikut. Anija është tërhequr pranë ujrave italiane dhe pasagjerët që po shpëtohen dhe po zbriten në portet italiane. Mes pasagjerëve që presin ende të shpëtojnë janë dhe 14 shqiptarë, ndërkohë që 8 prej tyre i janë larguar ujit dhe kanë prekur tokën.

Trageti “Norman-Atlantic”, “La Stampa” publikon dokumentet e inspektimit. U evidentuan probleme të sigurisë dhe mosfunksionim i një dere për ndalimin e përhapjes së zjarrit

Postuar në 28 Dhjetor, 2014 17:08

“La Stampa” publikon një dokument që dëshmon se trageti “Norman-Atlantic” ka rezultuar me mangësi në çështjet e sigurisë gjatë një inspektimi të bërë në portin e Patrës më 19 dhjetor të këtij viti. Sipas këtij dokumenti problem shfaqeshin në koordinimin e operacione e të kërkim-shpëtimit, në ndriçimin për emergjencat dhe në mbylljen e portave për ndalimin e përhapjes së zjarrit. Këto mangësi pranohen edhe nga pronari i mjetit, Carlo Visentini, por që ka shtuar se ato janë zgjidhur si probleme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme