Vazhdon operacioni shpëtues në “Norman Atlantic”. Disa dëshmi thonë se numri i viktimave shkoi në katër

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 03:04

Informacioni i fundit nga trageti Norman Atlantic flet për shpëtimin e 329 personave. Një operacion i madh i kryesuar nga italianët dhe pasuar nga grekë e shqiptarë është duke u zhvilluar edhe sot në ujrat e Adriatikut. Anija është tërhequr pranë ujrave italiane dhe pasagjerët që po shpëtohen dhe po zbriten në portet italiane. Mes pasagjerëve që presin ende të shpëtojnë janë dhe 14 shqiptarë, ndërkohë që 8 prej tyre i janë larguar ujit dhe kanë prekur tokën. Zyrtarisht flitet për një të vdekur, një shtetas grek qe u dergua ne Portin e Brindisit, por dëshmi për mediat italiane pohojnë se janë 4 te vdekur në bord. Një prej udhëtarëve të shpëtuar shprehet se ka parë në bordin e anijes katër të vdekur.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.