Trageti i tragjedisë, prokuroria italiane nis hetimet. A bëhet fjalë për mbytje të qëllimshme?

Si mbytje e qëllimshme e ka klasifikuar Prokuroria e Barit dhe ajo e Brindizit, zjarrin e rënë në tragetin italian “Norman Atlantic”. Megjithatë, prokurori i çështjes, Xhuzepe Volpe, ka saktësuar pas largimit nga kapiteneria e Barit se hetimi është vetëm në hapat e parë dhe gjërat mund të ndryshojnë. Në Brindizi, ndërkaq, përveç se për mbytje të qëllimshme, është hapur dosje edhe për vrasje të qëllimshme, pasi një prej viktimave të deritanishme, shtetasi grek, ka mbërritur një ditë më parë në këtë qytet. Për momentin autoritetet po përpiqen të shpjegojnë fillimisht shkakun e zjarrit, ku sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për një shkëndijë nga një qark i shkurtër në rrjetin elektrik të tragetit.
Një tjetër pistë mendohet se është marrja flakë e një prej 128 kamionëve të mëdhenj që ndodheshin në bord, pasi disa prej tyre transportonin naftë.
Sipas disa kamionistëve trageti ishte i mbingarkuar dhe pjesët e sipërme të makinave përplaseshin shpesh me tavanin e garazhdit, nga ku edhe mund të kenë nisur shkëndijat e para.
a.k
Add new comment