Trageti “Norman-Atlantic”, “La Stampa” publikon dokumentet e inspektimit. U evidentuan probleme të sigurisë dhe mosfunksionim i një dere për ndalimin e përhapjes së zjarrit

“La Stampa” publikon një dokument që dëshmon se trageti “Norman-Atlantic” ka rezultuar me mangësi në çështjet e sigurisë gjatë një inspektimi të bërë në portin e Patrës më 19 dhjetor të këtij viti. Sipas këtij dokumenti problem shfaqeshin në koordinimin e operacione e të kërkim-shpëtimit, në ndriçimin për emergjencat dhe në mbylljen e portave për ndalimin e përhapjes së zjarrit. Këto mangësi pranohen edhe nga pronari i mjetit, Carlo Visentini, por që ka shtuar se ato janë zgjidhur si probleme. Ndërkohë inspektimet e bëra gjatë verës nga pala italiane nuk kanë hasur këto probleme që janë verifkuar nga pala greke, duke ngritur kështu dyshime të mëdha mbi seriozitetin në dhënien e certifikatës së lundrimit, apo në deklarimin zyrtar për funksionalitet të plotë të anijes. Për më tepër, që vetë Visentini citohet të ketë pranuar se një nga problemet e verifikuara ka qenë edhe mosfunksionimi i njërës prej portave të ndalimit të zjarrit, konkretisht portës me numër 112 që ndodhet në urën 5 të mjetit në fjalë, që ështe vendi ku pikërisht fronti i flakës është përhapur.
http://www.lastampa.it/2014/12/28/italia/cronache/dieci-gior...
s.z
Add new comment