Pothuaj gjysma e rritjes së importeve, e destinuar për investime

Bilanci i tregëtisë së jashtme për 11 muajt e parë të 2014-ës, publikuar sot nga INSTAT-i, tregon se importet janë rritur me pothuaj 400 milionë dollarë ($1=100Lekë), krahasuar me një vit më parë. Pothuaj gjysma e kësaj rritje është realizuar në grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, të cilat kryesisht kanë destinacion investimet. Pjesa tjetër e rritjes së importeve është realizuar në mallrat e destinuara për konsum, ku spikat grupi “Tekstile dhe këpucë” me një rritje rreth 90 milionë dollarë.
E.Zaloshnja
Add new comment