Gjykata e Krimeve të Rënda vendos gjykimin me dyer të mbyllura të çështjes së “bandës së tritolit”. Vendimi kundërshtohet nga i pandehuri Julian Sinanaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që gjyqi për të ashtuquajturën “banda e tritolit” të zhvillohet me dyer të mbyllura. Vendimi u mor pas kërkesës së prokurorit Adrian Nezha, sipas të cilit meqenëse prokuroria ka një tjetër çështje në hetim, atëherë mund të dalin të dhëna që përbëjnë sekret. Kërkesa është kundërshtuar nga avokatët, por edhe nga i pandehuri kryesor, Julian Sinanaj. Ky i fundit ka bashkëpunuar me drejtësinë, por duket se kjo e fundit po disiplinon procesin, gjatë të cilit me siguri që Sinanaj do të kishte nxjerrë emra që djegin. Kjo është paralajmëruar njëherë me një deklaratë të tij për një vrasje në Vlorë. Për këtë arsye vendimi i sotshëm i gjykatës e nxjerr çështjen nga kornizat e transparencës për ta mbyllur, ose menaxhuar sipas nevojave qe ka politika, por edhe drejtësia, apo prokuroria, seksione që së fundmi nuk i kanë punët aq mirë me nëra-tjetrën.
s.z
Add new comment