Greqia shkon në zgjedhje të parakohshme. Dështon edhe raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit.

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 05:27

Greqia do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dështimit edhe të raundit të tretë të votimit për presidentin e vendit. Kandidati i propozuar nga koalicioni qeverisës, Stavros Dimas ka marrë 168 vota edhe në raundin e fundit, nga 180 që nevojiteshin për zgjedhjen e tij në krye të vendit.

Kryeministri Samaras shpalli 25 janarin si ditën e  zhvillimit të zgjedhjeve. Sondazhet aktuale i japin një avantazh prej 2 deri në 3 për qind Radikalëve të Majtë në opozitë, të udhëhequr nga Aleksis Cipras. Brenda javës pritet të shpallë edhe partinë e re ish-kryeministri socialist Jorgo Papandreu. Analistët e shohin këtë lëvizje si një përpjekje për të ngushtuar diferencën mes koalicionit qeverisës dhe opozitës radikale.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.