Linda Rama në “E Diell”: Do isha e shqëtësuar nëse Edi nuk do kishte pranë këshilltarë me famë botërore. Shtëpinë e kemi bërë me materiale shumë të varfra.

Postuar në 29 Dhjetor, 2014 04:00

Garancia për vendimet dhe politikat që ndërmerr kryeministri Rama janë këshilltarët e huaj që asistojnë qeverinë shqiptare. Ky fakt ka krijuar qetësinë e nevojshme edhe për bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama, siç ajo është shprehur në një intervistë për emisionin “ E Diell” ne Top Channel.

“Unë do isha shumë e shqetësuar nëse Edi nuk do kishte pranë tij këshilltarë me famë botërore. Do isha shumë e shqetësuar nëse nuk do kishte këshilltarë me famë botërore si Rikardo Haussman apo grupi i Tony Blair që asiston qeveri të ndryshme që kanë nevojë”

Bashkëshortja e kryeministrit shprehet optimiste për të ardhmen dhe thotë se viti 2015 do t’i gjejë shqiptarët më mirë se viti që po lëmë pas.

“Duhet të punojmë fort për të fituar kohën e humbur, duhet vepruar shpejt për sShqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria e 2015-ës do të jetë shumë më e mirë se Shqipëria e 2014-ës dhe do të marrë veten nga një tranzicion I zgjatur përtej disa limiteve të nevojshme”.

Në intervistën për “E Diell”, Linda Rama ka folur edhe për shtëpinë e re të çiftit kryeministror, duke thënë se ajo është ndëtuar me materiale të lira dhe jo të kushtueshme.

“Po do të kemi një shtëpi të re tonën. Kontributi im ka përshkuar fillin e kreativitetit të Edit. Banesa është një banesë e ngrohtë dhe ndihem mirë, por me materiale të varfra”

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.