Ndikimi i ibuprofenit... rrit jetëgjatësinë

Postuar në 01 Janar, 2015 11:16

“Zëri i Amerikës” boton një studim të dy kërkuesve të Institutit për Kërkime mbi Plakjen pranë Universitetit Texas ku thotë se përmbajtja e ibuprofenit ndikon jo vetëm në uljen e dhimbjeve, ënjtjeve apo temperaturës, por edhe në jetëgjatësi. Bashkautorët e studimit Michael Polymenis dhe Brian Kennedy të cilët i botuan rezultatet e studimit në revistën shkencore PLOS Genetics, bëjnë të ditur se përdorimi i këtij medikamenti është testuar në eksperimente me organizma të thjeshtë, si krimbat apo mizën e uthullës. Biokimisti Michael Polymenis dhe kolegët e tij zbuluan se ibuprofeni ua zgjaste jetën 10-15% këtyre specieve. Në këto kërkime u zbulua se ibuprofeni jo vetëm që sillte jetëgjatësi të këtyre specieve, por edhe një jetë më të shëndetshme. 500 vjet më parë ishte studiuesi spanjoll Poncé de León i cili u përpoq të zbulonte burimin e rinisë së përjetshme. Por në ditët tona, studiuesi Polymenis thotë se është ende herët të mendohet se çdokush duhet të fillojë të marrë rregullisht ibuprofen. Më parë duhet të zhvillohen kërkime disa vjeçare për të kuptuar mekanizmin e plakjes tek njeriu dhe ndikimin që mund të ketë ibuprofeni.

 

 

l.v

 

 

http://www.zeriamerikes.com/content/iboprufen-aging/2580817.html

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.