Katër orë intervistë me Yanukovych. Oliver Stone lajmëron dokumentarin për ngjarjet në Ukrainë. “SHBA në Ukrainë, është narrativa e vërtetë, jo Rusia në Krime”

“Krijo kaos mjaftueshëm, siç CIA bëri në Iran më 1953”, në Kili më 1973 dhe në raste të tjera grushtesh shteti dhe qeveria legjitime mund të rrëzohet. Është teknika e soft power e SHBA-së e quajtur “Ndryshim i Regjimit 101”. Kështu shkruan regjisori amerikan Oliver Stone, i cili ka njoftuar se do të realizojë një dokumentar prej 4 orësh që do të flasë për ngjarjet në Ukrainë. Stone ka intervistuar për këtë qëllim, ish-presidentin e rrëzuar ukrainas, Viktor Yanukovych. Stone thotë se do të rrëfejë “anën e pistë”, atë që fshihet edhe në planin narrativ në Perëndim, ku dominon narrativa “për Rusinë në Krime”, ndërkohë që e vërteta përshkruhet më mirë po të flitet “për SHBA-të në Ukrainë”. Është pak a shumë një kundërvënie e hapur dhe publike ndaj praktikave të dyshuara të operimit të shërbimeve amerikane në botë, pra vetë politikave amerikane, që është fuqizuar shumë sidomos pas 11 shtatorit. Më tej akoma, qasje të kësaj natyre shprehin mosbesim ndaj institucioneve në ShBA dhe në fakt jo pa bazë. Publikimi i raporteve për torturat e të ndaluarve si të dyshuar për akte dhe veprimtari terroriste, provoi ndër të tjera të gjithë atë lumë akuzash mbajtur deri më sot si spekullim.
s.z
Add new comment