Nis me 35 viktima Viti i Ri në Kinë. Njerëzit u shtypën nga turma për disa kartëmonedha fallso

Të paktën 35 persona gjetën vdekjen gjatë festimeve për Vitin e Ri në Shangai. Tragjedia ndodhi kur turma e mbledhur në sheshin Cen Ji me rastin e natës së ndërrimit të viteve u zhvendos me rrëmujë drejt një destinacioni afër sheshit, çka bëri që dhjetra persona të shtypen nga turma.
Radio Kina raporton se është ende e paqarta çfarë shkaktoi lëvizjen e turmës, ndërsa një dëshmitar në vendngjarje tha se turma u derdh drejt një objekti nga ku po hidheshin kartëmonedha që më pas rezultuan të ishin fallso. Ndërsa CRI në shqip raporton se menjëherë pas ngjarjes, presidenti i Kinës Xi Jinping i kërkoi bashkisë së Shangait që të bëjë të gjitha përpjekjet për të shëruar të plagosurit dhe të hetojë sa më shpejt arsyet e incidentit. Xi kërkoi po ashtu zbatimin e masave të mbrojtjes e të sigurisë dhe garantimin e sigurisë së publikut dhe të stabilitetit shoqëror. Pas incidentit, drejtuesit kryesorë të bashkisë së Shangait shkuan menjëherë në vendin e incidentit për të drejtuar punët dhe vizituan të plagosurit e shtuar në spital. Aktualisht po kryhet hetimi i shkakut të incidentit dhe po vijojnë punët e shpëtimit.
l.m
Add new comment