Alarmi për shpëtim, anija “Ezadeen” me 400 emigrantë në bord po i drejtohet brigjeve italiane në një det të trazuar

BBC bën të ditur se anija “Ezadeen” me flamur të Sierra Leones, pa ekuipazh, por me të paktën 400 emigrantë në bord, po i drejtohet brigjeve italiane. Rojet bregdetare italiane thanë se një prej anijeve të tyre po i vjen në ndihmë anijes në fjalë. Rreth 1000 emigrantë shpëtuan nga një anije tjetër e cila u gjet e braktisur nga ekuipazhi javën e kaluar. Rojet bregdetare thanë se dallgët dhe moti i keq e bëjnë të vështirë drejtimin e anijes 73 metra të gjatë e cila ndodhet rreth 40 milje larg brigjeve juglindore të Italisë. Alarmi u dha nga një emigrant i cili ndodhej në anije dhe kishte arritur të kontaktonte me radio: Jemi pa ekuipazh dhe po drejtohemi drejt brigjeve italiane dhe nuk kemi asnjë që të na drejtojë” Mësohet se anije është regjistruar në emër të një kompanie libaneze por është marrë nën kontrollin e trafikantëve.
l.v
http://www.bbc.com/news/world-europe-30653742
http://www.therakyatpost.com/world/2015/01/02/italy-mounts-rescue-second-drifting-migrant-ship/
Add new comment