Daçiç: Në shkurt do bisedohet për statusin e komunave serbe në Kosovë

Postuar në 02 Janar, 2015 01:25

Zv.kryeministri i parë i Qeverisë serbe dhe ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka vlerësuar se është lajm i mirë që dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës do të nisë në fillim të shkurtit.  “Zëri" shkruan se Daçiç  ka thënë se  BE nuk do të kërkojë pavarësinë e Kosovës por vetëm përparimin në dialog në kuptimin e normalizimit të marrëdhënieve. "Kryeministri (Aleksandar Vuçiç) më ka njoftuar se vazhdimi i dialogut është caktuar më 9 shkurt. Ky është lajm i mirë marrë para sysh se kemi pasur pauzë në kontakte në nivelin më të lartë për shkak të problemeve me krijimin Qeverisë së Kosovës. Për ne është interes jetik, dhe ky është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit, formimi i Asociacionit serb të Komunave”, ka thënë Daçiç për “REL”. Në pyetjen se me cilin ligj është i mundshëm formimi i Asociacionit serb të Komunave, Daçiç është përgjigjur se “në Bruksel shkruan se rregullativa për gjithë këtë do të hartohet në autoritetin e Prishtinës. Nuk do të hartohet në Beograd". Ai ka theksuar gjithashtu “se Marrëveshja e Brukselit është neutrale ndaj statusit, për shkak se edhe dialogu ka qenë neutral ndaj statusit “ dhe se “tjetër gjë që autoritete e Prishtinës po përpiqen që të gjithave t’iu qasen me parimin afirmimit të shtetësisë, përkatësisht se ajo çështje është zgjidhur përfundimisht".

 

l.v

 

http://www.zeri.info/aktuale/13451/daciq-do-bisedohet-per-statusin-e-komunave-serbe-ne-kosove/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.