Paralajmërimi i gazetës britanike: Rrezik, po rikthehet rivaliteti bërthamor SHBA-Rusi

“The Guardian” shkruan se për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara të nëndetesve nukleare ruse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten për hakmarrje. Një rivalitet i ri dhe mjaft i rrezikshëm po pritet të ndodhë së shpejti mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është gara nukleare ruso-amerikane. Frika për këtë garë po rritet në kohën kur përpjekjet për kontrollin e armëve në periudhën pas Luftës së Ftohtë po humb. Ndërkohë në vitin që sapo lamë pas, janë dëgjuar deklarata të shpeshta dhe raportime mediale në lidhje me planet e SHBA’së dhe Rusisë për strategji të reja të zhvillimit të armëve bërthamore. Të dyja vendet, janë duke shpenzuar miliarda dollarë për të rritur aresenalin e tyre bërthamor. Ndërkaq në një artikull të gjatë në luftën e re që pritet të ndodhë mes SHBA’së dhe Rusisë, The Guardian shkruan se gara nuk është larg dhe rivaliteti i ri mes dy superfuqive botërore do të jetë i rrafshir bërthamor dhe kjo pas lëvizjeve të fundit të Rusisë.
l.v
http://www.theguardian.com/world/2015/jan/04/us-russia-era-nuclear-rivalry
Comments
I kemi dwgjuar keto e i kemi
<p>I kemi dwgjuar keto e i kemi studjuar ne format e edukimit. Enver Hoxha thoshte ne shkrimet e tij se socialimperializmi sovjeti (sot rus) dhe superfuqia tjeter, imperializmi amerikan, edhe kur zihen edhe kur pajtohen, harxhet me pa tjeter do ti paguajne popujt.</p>
Add new comment