Zhduken dy peshkatarë, kishin dalë me varkë në gjirin e Lalzit. Policia kufitare nis kërkimet

Postuar në 05 Janar, 2015 04:37

Që prej pasdites së djeshme dy peshkatarë nga qyteti i Durrësit rezultojnë të zhdukur, pasi kishin dalë për peshkim me varkën e tyre. Peshkatarët e zhdukur janë Avni Shahinaj dhe Bekim Maçinaj, prej të cilëve ende nuk ka asnjë njoftim se ku mund të jenë pas nisjes së tyre në ujërat e Durrësit për të peshkuar. Zhdukja e tyre është bërë e ditur nga vetë familjarët e tyre të cilët kanë denoncuar në polici humbjen  Bëhet e ditur se dy peshkatarët kishin dalë me një varkë të vogël për të peshkuar pranë ujërave të Gjirit të Lalzit. Policia kufitare ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre, ndërkohë që rrymat dhe erërat e forta e vështirësojnë situatën.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.