Arkiv-Lajme

Një tjetër sulm në Paris, qëllohen dy policë bashkiakë. Në lindje të Francës një shpërthim me origjinë kriminale

Postuar në 08 Janar, 2015 02:17

Franca në alarm. Siç raporton "Le Monde" një tjetër sulm ka ndodhur në Paris të enjten në orën 8:06 minuta, në Porte-de-Chantillon, ku dy policë bashkiakë kanë mbetur të plagosur, njeri në gjendje të rëndë, kurse tjetri në gjendje shoku. Mediat franceze thonë se agresori është larguar në drejtim të metrosë me një Clio të bardhë. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pas një shkëmbimi zjarri në Montrouge (Hauts-de-Seine), një burrë është arrestuar.

Daçiç reagon ndaj deklaratës së Thaçit për mentalitetin ekspansionist të Serbisë: Iku koha kur me Serbinë bisedohej sipas parimit ‘merre ose lëre'

Postuar në 07 Janar, 2015 23:57

Gazeta “Tribuna” shkruan se zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç vlerësoi se deklarata e Hashim Thaçit për mentalitetin ekspansionist të Serbisë tregon se Prishtina nuk di çfarë kërkon, dialog apo monolog. Në një postim në Facebook, Thaçi, shkroi se Serbia me tentime të ngritjes së zhurmës politike për gjoja prezantimin e planeve të saj për ofrimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, dëshmon se ajo nuk po mund ta tejkalojë mentalitetin e saj ekspansionist nga shekulli i kaluar.

Identifikohen 3 autorët e masakrës në Paris. 3 myslimanë francezë, dy prej të clëve kanë luftuar në Siri

Postuar në 07 Janar, 2015 15:33

Gazeta franceze “Liberation” raporton se policia ka lokalizuar 3 autorët e masakrës në redaksinë e revistës satirike  Sharli Hebdo paraditen e së mërkurës në Paris. Bëhet fjalë për 3 shtetas francezë të besimit musliman, dy vëllezër me origjinë algjeriane  të moshës 32 dhe 34 vjeç si  dhe një 18-vjeçar që studionte në qytetin Rems.

Prishjet në Hudënisht. Shqetësimi i Avokatit të Popullit dhe revolta e Altin Goxhajt me policinë

Postuar në 07 Janar, 2015 14:59

Projekti i qeverisë për të kthyer Hudënishtin në një zonë të gjelbëruar po has në pengesa për shkak të rezistencës së disa banorëve, ndërtimet e të cilëve janë përfshirë në listën e objekteve që do të prishen nga INUK.

Tsipras i Syrizës thotë se e majta europiane ka rënë dakord për rinegociim të borxhit grek. “Duam të ringremë euron, jo ta zhbëjmë”

Postuar në 07 Janar, 2015 14:27

Po flitet shumë për rolin që mund të ketë aleanca e të majtëve radikalë, Syriza, në krisjen, pse jo shpërbërjen e Eurozonës. Por për kreun e kësaj force, Alexis Tsipras, një gjykim i tillë, vjen vetëm nga një pjesë e konservatorëve gjermanë. Me një opinion botuar në “Huffington Post”, Tsipras sqaron se është pikërisht një forcë si Syriza, ajo që mund të rigjallërojë euron. “SYRIZA nuk kërkon ta zhdukë euron, por ta ringrejë atë. Dhe euroja nuk mund të shpëtohet nga vende, borxhi publik i të cilave ka dalë jashtë kontrollit. Dhe borxhi nuk është një problem grek, por evropian.

Marko Dajti paralajmëron daljen nga koalicioni me PS-në. Shkak, privatizimi i godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve. “Këta nuk janë socialistë, por xhepistë”

Postuar në 07 Janar, 2015 13:42

Marko Djati është bërë sërish i gjallë sot teksa përmes një e-maili ka njoftuar se Fronti i Majtë do të nisë konsultimet me bazën për të vendosur daljen nga koalicioni me Partinë Socialiste. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë për t’u shënuar, lëvizjet e partive janë të zakonshme, edhe sepse jemi afër zgjedhjeve. Ajo që bie në sy është gjuha e deklaratës dhe akuzat e rënda që bëhen në të. Dajti shkruan se arsye kryesore që po çon Frontin e Majtë drejt daljes nga koalicioni është privatizimi i godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve.

Në mbrojtje të artit të satirës. Selman Rushdie solidarizohet me francezët

Postuar në 07 Janar, 2015 12:45

Autori i “Vargjeve Satanike”, Selman Rushdie ka dënuar sulmin babar në redaksinë e revistës satirike franceze ”Charlie Hebdo, duke shprehur solidaritetin me gazetarët dhe popullin francez. Shkrimtari i njohur indian që jeton në Londër, i cili në vitin 1989 është akuzuar për blasfemi kundër Islamit me librin e tij “Vargjet Satanike” ka përcjellë qëndrimin e tij kritik përmes një komenti ndaj formave terroriste të besimit dhe ka dalë në mbrojtje të artit të satirës.

Ahmeti takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup: Pa ndërhyrjen e Uashingtonit s’ka zgjidhje për emrin e Maqedonisë

Postuar në 07 Janar, 2015 12:09

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, vazhdon të shqetësohet për fatin e Republikës së Maqedonisë. Agjencia e lajmeve “INA” njofton se ai ka filluar takimet e para me komunitetin ndërkombëtar për këtë vit me shqetësimin kryesor çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik të vendit. “INA” informon se Ali Ahmeti në një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Poll Uolers, Ahmeti ka kërkuar ndihmën e Uashingtonit zyrtar për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Nishani shpjegon arsyet e ftesës së Fullanit në ballon e fundvitit

Postuar në 07 Janar, 2015 12:04

Në intervistën për Zërin e Amerikës, presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shpjeguar edhe arsyet përse kishte ftuar në ballon e fundvitit ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyre. Sipas tij, Fullani renditet në listën e personaliteteve me kontribut të veçantë në kapërcimin e situatave të vështira që kaloi sistemi financiar.

Ambasadori amerikan propozon kthimin e Qipros në një federatë greko-turke

Postuar në 07 Janar, 2015 11:10

Shtetet e Bashkuara shpresojnë në një riaktivizim të dialogut për zgjidhjen e çështjes së Qipros. Ambasadori amerikan  në këtë vend, Xhon Koning u shpreh për Agjencinë Qipriote të Lajmeve se Shtetet e Bashkuara mbështesin fort përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për çështjen e Qipros.

Sipas tij, kjo mund të arrihet përmes bisedimeve që do të mbikqyren nga Kombet e Bashkuara. Ai ftoi autoritetet e Qipros greke dhe asaj turke të intensifikojnë përpjekjet për rinisjen e dialogut mes tyre, ndërsa kërkoi mbështetjen edhe të Asamblesë  së Kombeve të Bshkuara.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme