Tsipras i Syrizës thotë se e majta europiane ka rënë dakord për rinegociim të borxhit grek. “Duam të ringremë euron, jo ta zhbëjmë”

Postuar në 07 Janar, 2015 14:27

Po flitet shumë për rolin që mund të ketë aleanca e të majtëve radikalë, Syriza, në krisjen, pse jo shpërbërjen e Eurozonës. Por për kreun e kësaj force, Alexis Tsipras, një gjykim i tillë, vjen vetëm nga një pjesë e konservatorëve gjermanë. Me një opinion botuar në “Huffington Post”, Tsipras sqaron se është pikërisht një forcë si Syriza, ajo që mund të rigjallërojë euron. “SYRIZA nuk kërkon ta zhdukë euron, por ta ringrejë atë. Dhe euroja nuk mund të shpëtohet nga vende, borxhi publik i të cilave ka dalë jashtë kontrollit. Dhe borxhi nuk është një problem grek, por evropian. Ndaj, Europa duhet të shtrëngohet mirë, të mbledhë veten dhe t’i japë zgjidhje europiane kësaj çështjeje. SYRIZA dhe e majta europiane janë të vendosura që të rinegociojnë marrëveshjen për borxhin grek. Duhet të krijohet një moratorium për shlyerjen e tij si edhe duhen ndryshuar shumëçka në këtë drejtim, pasi kushtet e shlyerjes nuk na lejojnë që të krijojmë rezerva për ngritje ekonomike. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë lulëzimi do të zgjasë vetëm 8 vjet dhe kur shlyerja e borxhit të nisë me interesat përkatëse pas 8 vjetësh, do të gjendemi sërish në greminë”, shprehet ai(cituar sipas përkthimit të botuar sot në gazetën “Shekulli”).
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.