Ahmeti takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup: Pa ndërhyrjen e Uashingtonit s’ka zgjidhje për emrin e Maqedonisë

Ali Ahmeti, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, vazhdon të shqetësohet për fatin e Republikës së Maqedonisë. Agjencia e lajmeve “INA” njofton se ai ka filluar takimet e para me komunitetin ndërkombëtar për këtë vit me shqetësimin kryesor çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik të vendit. “INA” informon se Ali Ahmeti në një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Shkup, Poll Uolers, Ahmeti ka kërkuar ndihmën e Uashingtonit zyrtar për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi dhe formimit të qeverisë së re në Athinë, të gjitha palët, Maqedonia, Greqia dhe komuniteti ndërkombëtar, duhet që të fokusojnë të gjitha forcat drejt tejkalimit të kontestit që po mban Maqedoninë larg nga Brukseli. Për këtë, nevojitet atmosferë konstruktive dhe qëndrueshme edhe në Shkup, por edhe në Athinë.
l.v
Add new comment