Identifikohen 3 autorët e masakrës në Paris. 3 myslimanë francezë, dy prej të clëve kanë luftuar në Siri

Gazeta franceze “Liberation” raporton se policia ka lokalizuar 3 autorët e masakrës në redaksinë e revistës satirike Sharli Hebdo paraditen e së mërkurës në Paris. Bëhet fjalë për 3 shtetas francezë të besimit musliman, dy vëllezër me origjinë algjeriane të moshës 32 dhe 34 vjeç si dhe një 18-vjeçar që studionte në qytetin Rems.
Burime të pakonfirmuara nga kjo gazetë raportojnë se 3 autorët janë arrestuar, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Të njëjtat burime thonë se dy vëllezërit e kanë vendlindjen në Paris, ndërsa mësohet se verën e kaluar ata kanë qenë në Siri. Mediat franceze kanë publikuar edhe identitetet e tyre.
Said Kouachi i datëlindjes 1980
Chèirf Kouachi i datëlindjes 1982
Hamyd Mourad i datëlindjes 1996
Në hetimet për sulmin në Paris mësohet se marrin pjesë edhe strukturat e FBI-së.
l.m
Add new comment