Një tjetër sulm në Paris, qëllohen dy policë bashkiakë. Në lindje të Francës një shpërthim me origjinë kriminale

Postuar në 08 Janar, 2015 02:17

Franca në alarm. Siç raporton "Le Monde" një tjetër sulm ka ndodhur në Paris të enjten në orën 8:06 minuta, në Porte-de-Chantillon, ku dy policë bashkiakë kanë mbetur të plagosur, njeri në gjendje të rëndë, kurse tjetri në gjendje shoku. Mediat franceze thonë se agresori është larguar në drejtim të metrosë me një Clio të bardhë. Policia është vënë në ndjekje të tij dhe pas një shkëmbimi zjarri në Montrouge (Hauts-de-Seine), një burrë është arrestuar. Dy policët ishin duke trajtuar një aksident në rrugë, kur atyre iu është afruar një makine Clio e bardhë dhe një person i qëlloi nga pas me kallashnikov duke u larguar me shpejtësi. Agresori ishte me kokë të rruar dhe jelek antiplumb. Ky sulm ka ndodhur në kohën kur në të gjithë Francën janë marrë masat nr.1 kundër terrorizmit dhe janë vënë në kontrollin e policisë, institucionet dhe objektet e rëndësishme.

Ndërkohë një shpërthim me origjinë kriminale ndodhi po të enjten para një restoranti, pranë një xhamie në Villefranche-sur-Saone, në lindje të Francës, pa shkaktuar viktima, njoftoi një burim gjyqësor. “Shpërthimi ka origjinë kriminale”, deklaroi një burim nga prefektura e Villefranche-sur-Saone.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.