Nishani shpjegon arsyet e ftesës së Fullanit në ballon e fundvitit

Në intervistën për Zërin e Amerikës, presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shpjeguar edhe arsyet përse kishte ftuar në ballon e fundvitit ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyre. Sipas tij, Fullani renditet në listën e personaliteteve me kontribut të veçantë në kapërcimin e situatave të vështira që kaloi sistemi financiar.
“Pjesëmarrja e zotit Fullani, ishte si pjesëmarrja e gjithë personave të tjerë të cilët ishin përzgjedhur nga fusha të ndryshme për kontributet që ata kanë dhënë gjatë ushtrimit të detyrës në ekonomi, në art, në shkencë, në kulturë e kështu me radhë. Zoti Fullani ka qenë Guvernator i Bankës së Shqipërisë për një periudhë të gjatë, dhe më duhet të them, sepse unë kam qenë President i vendit, që në moment shumë të veçanta dhe shumë të rrezikshme për sistemin financiar shqiptar, ka ditur ta përballojë me sukses kalimin e këtyre situatave të cilat shpesh herë dhe nuk janë bërë publike. Përsa i takon çështjes konkrete, vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, është një çështje që tashmë është nën hetim nga Drejtësia dhe nuk ka asnjë influencë sikundër nuk ka pasur deri tani nga Presidenti apo dikush tjetër në këtë çështje”- është shprehur Nishani.
http://www.zeriamerikes.com/content/nishani-interviste-shqiptar-president/2589056.html
l.m
Add new comment