Arkiv-Lajme
Atentati, 5000 vetë në vëzhgim në Francë. Ish-drejtori i shërbimit francez apelon “për më shumë liri veprimi për shërbimet sekrete”
Shërbimet sekrete franceze kanë vënë nën vëzhgim/mbikëqyrje rreth 5000 persona që mendohet se janë të predispozuar të kryejnë akte dhune. Ish-drejtori i Drejtorisë Qendrore për Zbulimin e Brendshëm, Bernard Squarcini, citohet të ketë deklaruar se “në përgjithësi këta janë njerëz që çohen herët në mëngjes dhe flenë vonë. Ata monitorohen 24 orë”. Sipas tij, kërkohet një grup prej 25 personash për mbikëqyrjen e një të dyshuari të vetëm, që me një llogari të thjeshtë, i bie që për 5000 të dyshuar do të duhet të angazhohen 125 000 njerëz.
Gilman Bakalli: “Islami si botëkuptim s’ka vend në Europë”. Po në Shqipërinë “europiane me shumicë myslimane”?
Ngjarjet e Parisit kanë nxitur reagime anembanë Europës. Jemi në momentet e nxehta pas saj dhe është më lehtë i kapshëm rreshtimi, perceptimi për një ndarje civilizimesh etj., çka po vihet re edhe në periferinë e Europës, në Shqipëri. Një tezë që do të duhej të peshohej mirë para se të hidhej në qarkullim, është edhe ajo e Gilman Bakallit, sot te “Mapo”, sipas të cilit “Islami si botëkuptimnuk ka vend në Europë”.
Fleckenstein takon përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës: Raporteri i PE: Hartimi i ligjeve, punë më e lehtë se zbatimi
Gjatë një takimi me Ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, reporteri i PE-së, Knut Fleckenstein është shprehur se “hartimi i ligjeve është puna më e lehtë në krahasim me përpjekjet që duhen bërë për zbatimin e ligjit”. Fleckenstain është duke zhvilluar takime këto ditë në Tiranë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës, para se të përgatisë Raportin për reformat në Shqipëri.
Referendumet në 130 bashki e komuna, vendimi i Kolegjit rrezikon afatet
“Panorama” shkruan se Kolegji Zgjedhor ka vendosur të mblidhet më 14 janar për shqyrtimin e kërkesës së PS-së, e cila kundërshton zhvillimin e referendumeve në 130 bashki e komuna. Por, shtyrja e vendimit ka sjellë dhe rrezikun e kalimit të afateve të lejuara në ligj për zhvillimin e referendumeve vendore. Sipas “Panoramës” në bazë të nenit 118, pika 3 e Kodit Zgjedhor, saktësohet se “nuk mund të zhvillohet referendum vendor gjatë periudhës nga tre muaj para përfundimit të mandatit të organeve të qeverisjes vendore, deri tre muaj pas mbledhjes së parë të këshillave vendorë”.
Policia franceze shkëmbim zjarri me atentatorët e “Charli Hebdo”, flitet për 2 të vrarë e 20 të plagosur
Shkëmbim zjarri zjarrit në zonën Dammartin-en-Goele rreth 80 km larg Parisit ku mendohet se janë fshehur vëllezërit Kouachi. Mediet franceze raportojnë se janë vrarë dy persona gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe terroristëve në veri-lindje të Parisit. Nga këto të shtëna kanë mbetur edhe 20 të plagosur. Ndërkohe një prokuror në Paris mohon zërat për të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në Dammartin-en-Goele, informon “Reuters”. Policia i kërkon banorëve të zonës të mos dalin jashtë.
Arjan Kadare flet për situatën ekonomike në vend: “Inflacioni i ndikuar nga Eurozona, importojmë 50% të mallrave”
Ekonomia shqiptare përfshihet nga ngërçi ndërkohë që monedha shqiptare vijon zhvlerësimin. Tanimë ajo është në stanjacion. Eksperti Arjan Kadareja, ne “Ora News” shpjegon se rënia e inflacionit tregon një rritje të dobët ekonomike si dhe konsum të ulët. Një inflacion poshtë nivelit të BSH-së sipas Kadaresë ka ardhur e ndikuar edhe nga niveli i inflacionit në Eurozonë, pasi Shqipëria importon rreth 50% të mallrave. Rritja ekonomike e dobët si dhe konsumi i ulët kanë bërë që gjatë muajit dhjetor inflacioni të ulet në 0.7% nga 3% që duhet të jetë.
Silvan Boni, komandantit të anijes ushtarake “Lissus”: “Norman Atlantic”, na thanë se mungonin 40 vetë
“Kërkonim trupat e pa jetë në det. Na thanë se kishin humbur 40 persona, por ne nuk e dinim nëse ata ishin në ujë apo ishin karbonizuar nga flakët”. Ky është rrëfimi i komandantit të anijes ushtarake “Lissus”, që mori pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të personave që ndodheshin në bordin e anijes “Norman Atlantic”, e cila në 28 dhjetor dha alarmin se kishte marrë flakë dhe rrezikohej të mbytej.
Mustafa – Vuçiç takohen më 9 shkurt, ende nuk dihet agjenda e bisedimeve
Media në Kosovë bën të ditur lajmin se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të ndodhë më 9 shkurt. Kjo është konfirmuar zyrtarisht nga Zyra për media e Qeverisë së Serbisë në Beograd për gazetën “Zëri”, derisa Zyra e kryeministrit të Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë detal rreth takimit apo agjendës së saj. “Presim që takimi të zhvillohet më 9 shkurt”, kanë thënë shkurt përfaqësuesi i kësaj zyre, edhe pse një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar ende as pala kosovare e as Bashkimi Evropian.
Ligjvënësit para përgjegjësisë për shlyerjen e faturave. OSHEE kërkesë Kuvendit: Na informoni për kontratat e energjisë së deputetëve
OSHEE i kërkon Kuvendit të dhëna për faturat e energjisë së 140 deputetëve të legjislativit. Nëpërmjet një shkrese dërguar Kuvendit në muajin dhjetor, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kërkon që bëhen verifikime për kontratat e energjisë së deputetëve. “News24” raporton se sipas burimeve traporton se sipas burimeve të tyre bëhet e ditur se deputetët janë njohur me kërkesën e OSHEE-së, ndërsa pritet që Kuvendi t’i dërgojë së shpejti një shkresë Operatorit të Shpërndarjes për kontratat e energjisë së deputetëve.
Kërcënohen gazetarët kosovarë që dolën në mbrojtje të “Charlie Hebdo”
Gazeta “Zëri” raporton se gazetarët kosovarë tanimë ndihen të kërcnuar. Dhjetëra gazetarë të mediave të ndryshme në Kosovë janë solidarizuar me kolegët e vrarë të revistës satirike franceze, “Charlie Hebdo”. Ky tubim është mbajtur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Ndërkaq, - shkruan gazeta “Zëri” - në rrjetet sociale një numër i madh i kanë kërcënuar gazetarët kosovarë që po ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave. Kërcënimet kanë ardhur menjëherë pas tubimit që është mbajtur në Prishtinë.
l.v