Atentati, 5000 vetë në vëzhgim në Francë. Ish-drejtori i shërbimit francez apelon “për më shumë liri veprimi për shërbimet sekrete”

Postuar në 09 Janar, 2015 05:57

Shërbimet sekrete franceze kanë vënë nën vëzhgim/mbikëqyrje rreth 5000 persona që mendohet se janë të predispozuar të kryejnë akte dhune. Ish-drejtori i Drejtorisë Qendrore për Zbulimin e Brendshëm, Bernard Squarcini, citohet të ketë deklaruar se “në përgjithësi këta janë njerëz që çohen herët në mëngjes dhe flenë vonë. Ata monitorohen 24 orë”. Sipas tij, kërkohet një grup prej 25 personash për mbikëqyrjen e një të dyshuari të vetëm, që me një llogari të thjeshtë, i bie që për 5000 të dyshuar do të duhet të angazhohen 125 000 njerëz. Por me më shumë rëndësi është efekti që ka krijuar ngjarja në perceptimin e njerëzve si Squarcini për metodat e luftës ndaj terrorizmit. “Më shumë burime dhe më shumë liri veprimi duhet t’imjepen shërbimeve në mënyrë që të realizohen aksione parandaluese”, ka shtuar ai, duke apeluar ndoshta për një “Patriot Act” në Francë(http://www.aa.com.tr/en/news/447573--5000-people-likely-to-c...).
Përtej ngjarjes në vetvete që është shumë e rëndë, duket se ka nisur një luftë informative. Ditën që ndodhi atentati në Paris, një makinë shpërtheu në Jemen dhe vrau 30 persona. Mirëpo nuk u bë e njëjta zhurmë dhe nuk pati të njëjtin reagim. “Russia Today”, televizioni i mbështetur nga Kremlini, informonte se përveç mungesës së protestës dhe solidarizimit, edhe një kërkim i shpejtë në Google për të dyja ngjarjet, flet për sensiblizim të ndryshëm: 78 000 rezultate për ngjarjet në Jemen dhe 26 milion për atentatin në “Charlie Hebdot”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.