Mustafa – Vuçiç takohen më 9 shkurt, ende nuk dihet agjenda e bisedimeve

Postuar në 09 Janar, 2015 02:06

Media në Kosovë bën të ditur lajmin se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të ndodhë më 9 shkurt. Kjo është konfirmuar zyrtarisht nga Zyra për media e Qeverisë së Serbisë në Beograd për gazetën “Zëri”, derisa Zyra e kryeministrit të Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë detal rreth takimit apo agjendës së saj. “Presim që takimi të zhvillohet më 9 shkurt”, kanë thënë shkurt përfaqësuesi i kësaj zyre, edhe pse një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar ende as pala kosovare e as Bashkimi Evropian. Ndërkohë që nuk ka asnjë paralajmërim lidhur me agjendën e bisedimeve. Zyra e kryeministrit, Isa Mustafa, ditë më parë ka bërë të ditur se agjenda e bisedimeve do të dihet nga 10 shkurti, që sipas paralajmërimit të Serbisë për datën e takimit i bie që ato do të fillojnë pa e treguar paraprakisht agjendën.

 

l.v

 

http://www.zeri.info/aktuale/14324/mustafa-vuciq-takohen-me-9-shkurt/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.