Arjan Kadare flet për situatën ekonomike në vend: “Inflacioni i ndikuar nga Eurozona, importojmë 50% të mallrave”

Postuar në 09 Janar, 2015 02:59

Ekonomia shqiptare përfshihet nga ngërçi ndërkohë që monedha shqiptare vijon zhvlerësimin. Tanimë ajo është në stanjacion. Eksperti Arjan Kadareja, ne “Ora News” shpjegon se rënia e inflacionit tregon një rritje të dobët ekonomike si dhe konsum të ulët. Një inflacion poshtë nivelit të BSH-së sipas Kadaresë ka ardhur e ndikuar edhe nga niveli i inflacionit në Eurozonë, pasi Shqipëria importon rreth 50% të mallrave. Rritja ekonomike e dobët si dhe konsumi i ulët kanë bërë që gjatë muajit dhjetor inflacioni të ulet në 0.7% nga 3% që duhet të jetë. Eksperti, Arjan Kadareja, deklaron se inflacioni në Shqipëri është i ndikuar edhe nga Eurozona pasi vendi ynë importon rreth 50 % të mallrave. Ndërkohë për sa i përket 2015, Kadareja shpjegon se inflacioni i ulët nuk do të jetë problem.

 

l.v

 

http://www.oranews.tv/ekonomi/renia-e-inflacionit-e-ndikuar-nga-eurozona-importojme-50-te-mallrave/

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Do bjere shi, mos u be merak.&nbsp;</p><p>Zalo, edhe sa do vazhdosh me 2.1 e FMN?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.