Arkiv-Lajme

Ndahet nga jeta Francesco Rosi, regjisori që sfidonte të vërtetën

Postuar në 10 Janar, 2015 12:42

Një nga më të mëdhenjtë e kinemasë italiane është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Rosi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Romë. Regjisori i famshëm ka lindur në Napoli në 15 nëntor të 1922. Ishte dhe do të mbetet një nga figurat e shquara të kinemasë italiane. Francesco Rosi fitues i “Luanit të Artë” të karrierës në 2012, me kryeveprat “Le mani sulla città”, Palma e Artë në Kanë me “Il caso Mattei”, Legjion i Nderit dhe kontribuues me karrierën e tij në Locarno dhe Berlin, për të mos folur për Grolle, David, Nastri.

 

l.v

 

PD ndryshon strategji. Protestat e radhës do të kenë si synim rrëzimin e qeverisë para zgjedhjeve lokale.

Postuar në 10 Janar, 2015 12:10

Raundi i dytë i protestave që pritet të nisin së shpejti nga opozita, kësaj radhe do të kenë si synim rrëzimin e qeverisë para zgjedhjeve lokale dhe jo thjesht t’i kujtojnë Edi Ramës premtimet e pambajtura të 23 qershorit.  Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani që ka shpallur moton e re të opozitën në një takim për 24-vjetorin e themelimit të degës së kësaj partie në Vlorë.

Ja një pjesë nga fjala e Ristanit në Vlorë:

Ardian Civici thotë se rritja ekonomike është e zbehtë. Gjatë 2014 mund të arrijë në 1.8 %, poshtë objektivit të vendosur nga qeveria

Postuar në 10 Janar, 2015 10:32

Pavarësisht se 3-mujori i tretë  i vitit 2014 pati një rritje me 3.3 % ekonomia shqiptare është e zbehtë. Eksperti Ardian Civici shpjegon se  në bazë të përllogaritjeve rritja ekonomike mund të arrij në 1.8 % në vitin që lamë pas, një nivel ky që është poshtë objektivit të vendosur nga qeveria. “Ndoshta i kemi shanset që të shkojmë diku afër 1.8% si rritje ekonomike, që është më shumë se 2013 që ishte 0,5%, por është akoma pak për nevojat që ka ekonomia shqiptare, dhe sidomos gjithë këto politika ekonomike dhe sociale që ne duam të bëjmë është shumë pak”, tha Civici.

Frika nga aktet terroriste. Imamët shqiptarë nën survejim nga shërbimet sekrete maqedonase

Postuar në 10 Janar, 2015 10:28

Frika për akte terroriste të ngjashme me ato në Paris ka shtuar vigjilencën e shërbimeve sekrete maqedonase  të cilat kanë vënë nën survejim aktivitetin e  imamëve shqiptarë në xhamitë e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Tetova. com thotë se autoritetet maqedonase ndjekin me kujdes të gjitha  ligjëratat e mbajtura nga imamët në këto xhami, takimet e tyre me qytetarët, por edhe postimet e videove fetare në youtube e facebook.

Merkel kërkon përmirësimin e marrëdhënieve mes shërbimeve sekrete evropiane: Kemi nevoja të vazhdueshme për përmirësim

Postuar në 10 Janar, 2015 09:49

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shërbimeve sekrete evropiane, pas një serie sulmesh terroriste në Francë. “Kemi nevoja të vazhdueshme për përmirësim”, deklaroi Merkel në Hamburg.  Ajo theksoi se kjo gjë mund të shtyhej edhe përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ministrat e Brendshëm evropianë do të takohen nesër në Paris së bashku me homologun e tyre amerikan, Eric Holder lidhur me mënyrat e kundërpërgjigjes ndaj kërcënimit të terrorizmit dhe ekstremizmit.

Hipoteza e një partie islamike shqiptare, Andi Bushati shkruan se “frika se këtu mund të lindë një lëvizje politike radikale është shumë e madhe”

Postuar në 10 Janar, 2015 09:46

Andi Bushati shkruan në “Lapsi.al” për hipotezën e një partie islamike në Shqipëri. Temë kjo që merr shkas nga ngjarjet në Paris, por që zgjerohet në shtjellimin e idesë së konvertimit të përkatësisë myslimane të shumicës së shqiptarëve, në një ide konkuruese përmes Islamit Politik. Tema është e rëndësishme, pasi partitë më baza fetare përherë i drejtohen moralit, jo thjesht për retorikë dhe propagandë, por si paradigmë veprimi.

Itinerar emigrimi për të dalë në Hungari përmes Serbisë. Një video tregon sesi policët serbë kryejnë transportin kundrejt 1500 eurove

Postuar në 10 Janar, 2015 08:59

Portali “Infokusi” (referuar nga "KD") ka siguruar pamje ku shihet sesi policë serbë, në uniformë, transportojnë qytetarë nga Kosova, drejt kufirit hungarez. Një nga personat që ka qenë në furgonin ku janë marrë xhirimet, ka deklaruar se kanë paguar nga 1500 euro në mënyrë që të kalonin drejt Hungarisë dhe kjo shifër është kërkuar në fakt nga vetë policët. Ka disa kohë që në media përcillen lajme për emigrantë nga Kosova në Hungari, prej nga ku hyjnë në Europë.

Fleckenstein: Basha nuk është shprehur për bojkotimin e zgjedhjeve vendore. Në Gjermani s’bëhesh deputet nëse ke të dhëna kriminale

Postuar në 10 Janar, 2015 08:42

Raporteri i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein në një intervsitë ekskluzive për gazetaren Linda Karadaku të“Ora News”, është shprehur se nuk ka dëgjuar nga Basha asnjë fjalë për bojkotimin e zgjedhjeve vendore. “Kam dëgjuar për probleme atje, kam dëgjuar nga ana tjetër se Gjykata Kushtetuese e ka hetuar dhe erdhi në përfundimin se gjithçka është në rregull me këtë ligj. Zakonisht partitë shkojnë në zgjedhje duke u përpjekur të marrin votat e njerëzve. Dhe shpresoj që në këtë rast, në fund do të ketë një situatë ku të gjithë marrin pjesë”.

Pas Palokës dhe Ristanit (të kallëzuar penalisht nga Kryeministri), edhe kryetari i PD-së përsërit akuzat për çështjen "Shullazi"

Postuar në 10 Janar, 2015 07:05

“Të vërteta të hidhura ka shumë për Edi Ramën. Të vërteta të hidhura po dalin ditë për ditë në dritë për qeverisjen e tij, por vendi s’ka për të mbetur peng i asnjë bande”. Kështu tha Lulzim Basha i cili doli sot para mediave për të folur mbi kërcënimet ndaj tij, të bëra nga Emiljano Shullazi dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjësin kryesor për këto kërcënime. “Jam sot këtu për një mesazh të shkurtër. Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit, se asnjë përpjekje e tij, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses.

INSTAT: Rritja ekonomike për tre mujorin e tretë 3.3 përqind. Ridvan Bode: Ekonomia po ndrydhet me ritme të shpejta

Postuar në 10 Janar, 2015 05:35

Ish-ministri i Financave dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Ridvan Bode ishte i ftuar në “Top Channal” tek “Revistën Televizive të Mbrëmjes”.  Gjatë emisionit ai foli për shifrat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, gjithashtu ai bëri edhe një analizë të ekonomisë për vitin 2015. INSTAT ka publikuar shifrat se rritja ekonomike për tre mujorin e tretë ka qenë 3.3 përqind. Por sipas Bodes shifrat e publikuara nga INSTAT janë virtuale, ndërsa e vërteta, sipas tij, është që ekonomia po vijon të ndrydhet me ritme shumë të shpejta.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme