Merkel kërkon përmirësimin e marrëdhënieve mes shërbimeve sekrete evropiane: Kemi nevoja të vazhdueshme për përmirësim

Postuar në 10 Janar, 2015 09:49

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi sot përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet shërbimeve sekrete evropiane, pas një serie sulmesh terroriste në Francë. “Kemi nevoja të vazhdueshme për përmirësim”, deklaroi Merkel në Hamburg.  Ajo theksoi se kjo gjë mund të shtyhej edhe përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ministrat e Brendshëm evropianë do të takohen nesër në Paris së bashku me homologun e tyre amerikan, Eric Holder lidhur me mënyrat e kundërpërgjigjes ndaj kërcënimit të terrorizmit dhe ekstremizmit. Merkel, e cila do të marrë pjesë edhe në manifestimin në Paris për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste, tha se, edhe pse shërbimet gjermane të sigurisë e bënin mirë punën e tyre, kishte ende hapësira për përmirësim.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.