Ardian Civici thotë se rritja ekonomike është e zbehtë. Gjatë 2014 mund të arrijë në 1.8 %, poshtë objektivit të vendosur nga qeveria

Postuar në 10 Janar, 2015 10:32

Pavarësisht se 3-mujori i tretë  i vitit 2014 pati një rritje me 3.3 % ekonomia shqiptare është e zbehtë. Eksperti Ardian Civici shpjegon se  në bazë të përllogaritjeve rritja ekonomike mund të arrij në 1.8 % në vitin që lamë pas, një nivel ky që është poshtë objektivit të vendosur nga qeveria. “Ndoshta i kemi shanset që të shkojmë diku afër 1.8% si rritje ekonomike, që është më shumë se 2013 që ishte 0,5%, por është akoma pak për nevojat që ka ekonomia shqiptare, dhe sidomos gjithë këto politika ekonomike dhe sociale që ne duam të bëjmë është shumë pak”, tha Civici. Ai  i kërkon qeverisë që t’i kushtojë më shumë vëmendje investimeve të huaj si dhe klimës së biznesit. “Pra një riorjentim investimesh, një klimë biznesi shumë atraktive për investimet e huaja direkte, jo thjesht në nivel Shqipërie, por edhe në nivel Ballkani apo Europe Juglindore zhvillohen disa sektorë që bazohen te inovacioni”, u shpreh Civici gjatë emisionit “Wikend ditë e re” të drejtuar nga Gerti Çarçani në “Ora News” .

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.