Fleckenstein: Basha nuk është shprehur për bojkotimin e zgjedhjeve vendore. Në Gjermani s’bëhesh deputet nëse ke të dhëna kriminale

Postuar në 10 Janar, 2015 08:42

Raporteri i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein në një intervsitë ekskluzive për gazetaren Linda Karadaku të“Ora News”, është shprehur se nuk ka dëgjuar nga Basha asnjë fjalë për bojkotimin e zgjedhjeve vendore. “Kam dëgjuar për probleme atje, kam dëgjuar nga ana tjetër se Gjykata Kushtetuese e ka hetuar dhe erdhi në përfundimin se gjithçka është në rregull me këtë ligj. Zakonisht partitë shkojnë në zgjedhje duke u përpjekur të marrin votat e njerëzve. Dhe shpresoj që në këtë rast, në fund do të ketë një situatë ku të gjithë marrin pjesë”.

Deputeti gjerman ka folur edhe për dekriminalizimin e Kuvendit, zbatueshmërinë e ligjit apo hapjen e dosjeve. “Dekriminalizimi i parlamentit nuk është shprehja e duhur sepse nuk është i gjithë parlamenti kriminal. Nuk e di, por ndoshta njeri apo tjetri kanë të dhëna kriminale, por shumica e anetareve te parlamentit jane atje për të bërë më të mirën e vendit dhe sigurisht duhet të ndryshojnë rregullat, te luftojne kunder korrupsionit, te luftojne kunder krimit te organizuar”.

I pyetur nëse ka njerëz në parlamentin gjerman që kanë të kaluar kriminale Knut Fleckenstein tha: “Në Gjermani nuk është e lehtë të bëhesh anëtar i parlamentit nëse ke të dhëna kriminale sepse pikë së pari duhet të tregosh se nuk ke asgjë të tillë në të kaluarën tënde të afërt ; së dyti, kur ke qënë në burg përshembull, pas kësaj, ke të drejtën të kthehesh në shoqeri, të fillosh një jetë të re dhe nuk mund ta ndalosh dikë përgjithmonë pasi ka bërë një gabim në të kaluarën. Nuk është kaq e lehtë sa duket. Por në Gjermani…”

 

l.v

 

http://www.oraneës.tv/vendi/ekskluzive-fleckenstein-ne-gjermani-sbehesh-deputet-nese-ke-te-dhena-kriminale/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.