Itinerar emigrimi për të dalë në Hungari përmes Serbisë. Një video tregon sesi policët serbë kryejnë transportin kundrejt 1500 eurove

Portali “Infokusi” (referuar nga "KD") ka siguruar pamje ku shihet sesi policë serbë, në uniformë, transportojnë qytetarë nga Kosova, drejt kufirit hungarez. Një nga personat që ka qenë në furgonin ku janë marrë xhirimet, ka deklaruar se kanë paguar nga 1500 euro në mënyrë që të kalonin drejt Hungarisë dhe kjo shifër është kërkuar në fakt nga vetë policët. Ka disa kohë që në media përcillen lajme për emigrantë nga Kosova në Hungari, prej nga ku hyjnë në Europë. Paralelisht me këtë dukuri që e përfshin Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në listën e vendeve me më shumë azilkërkues në BE, është bërë e ditur edhe një mundësi për vendosjen e mekanizmit mbrojtës për lëvizjen e lirë.
http://koha.net/?id=27&l=40258
s.z
Add new comment