INSTAT: Rritja ekonomike për tre mujorin e tretë 3.3 përqind. Ridvan Bode: Ekonomia po ndrydhet me ritme të shpejta

Postuar në 10 Janar, 2015 05:35

Ish-ministri i Financave dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Ridvan Bode ishte i ftuar në “Top Channal” tek “Revistën Televizive të Mbrëmjes”.  Gjatë emisionit ai foli për shifrat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, gjithashtu ai bëri edhe një analizë të ekonomisë për vitin 2015. INSTAT ka publikuar shifrat se rritja ekonomike për tre mujorin e tretë ka qenë 3.3 përqind. Por sipas Bodes shifrat e publikuara nga INSTAT janë virtuale, ndërsa e vërteta, sipas tij, është që ekonomia po vijon të ndrydhet me ritme shumë të shpejta. Ish-ministri i Financave akuzoi qeverinë se ka qenë kontributore për ta zhytur ekonominë në krizë. “Rritja e taksave, deklarimi për mosnjohje të koncesioneve, qëndrimi ndaj investitorëve të huaj, të cilët dëshmuan në 2014-ën se nuk janë të interesuar për të investuar në ekonominë e vendit, të gjitha këto dëshmojnë se qeveria është problemi i gjendjes aktuale të ekonomisë”, tha Bode.

 

l.v

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=290964#k3

Comments

Submitted by Hosteni (not verified) on

<p>Bodja ka eksperience nga falimentimet duhet degjuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.