Arkiv-Lajme
Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë takim tjetër të përbashkët në mars. Takimi Thaçi-Bushati
Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë do të takohen sërish në mesin e muajit Mars për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Një vit nga mbledhja e përbashkët në Prizren, ishte ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi që bëri publik këtë lajm, në vizitën e parë zyrtare në Tiranë, pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës. Takimin e parë Thaçi e pati me homologun Bushati, i sapo kthyer nga marshimi historik në Paris.
Vetëvritet inspektori francez i ngarkuar me hetimet e masakrës së Parisit. Mediat, "kishte probleme me depresionin"
Një pasojë e papritur nga tragjedia e Charlie Hebdosë. Inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistë satirike, Erlik Fredu, ka kryer vetëvrasje. Incidenti ndodhi në zyrën e tij në Limozh, pak pas takimit që Fredu kishte me familjen e një prej viktimave. Sipas informatave paraprake, Fredu bëri vetëvrasje para se të shkruante një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfeu rreth tragjedisë.
Gjykata e Lartë do “zbardhë” sherrin me Strazimirin, 11 deputetë deponojnë çfarë panë
Incidenti që ishte arsyeja e shpallur përse opozita bojkoti për gjashtë muaj parlamentin, po “merr zgjidhje” sot në Gjykatën e Lartë. Janë 11 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që do të dëshmojnë në lidhje me përplasjen në ambientet e parlamentit mes dy deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu me demokratin Gent Strazimiri. Me styre, edhe 3 deputetët të përfshirë vetë në konfliktin e gjashtë muajve më parë.
Shërbimet sekrete paralajmërojnë për një valë sulmesh në mbarë Evropën, Italia dhe Gjermania në shënjestër
Njoftime shqetësuese të shërbimeve sekrete. Atentatet e Parisit mund të kenë qenë vetëm fillimi i një vale terrorizmi në mbarë Evropën. “Deutsche Welle” thotë se Sulmi i përgjakshëm mbi redaksinë e revistës franceze satirike "Charlie Hebdo" dhe sulmi në tregun hebre në Paris mund të kenë qenë sipas informacioneve të ekspertëve të shërbimeve sekrete amerikane vetëm fillimi i një vale terrorizmi në mbarë Evropën.
VOA thotë se karikaturistët shqiptarë kanë pasur kërcënime nga politikanët. Bujar Kapexhiu: Karikatura një art i braktisur në Shqipëri
Krahas gazetarëve, edhe artistë të njohur shqiptarë shprehën indinjatën e tyre për sulmin ndaj revistës Charlie Hebdo dhe vrasjen e kolegëve të tyre. Për “Zërin e Amerikës” regjisori dhe piktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu thotë se sulmi kundër kolegëve francezë i solli një zemërim të veçantë dhe dhimbje të madhe. Artistët nuk mendojnë se vërtet disa karikatura janë shkaku i vërtetë i masakrës ndaj piktorëve. Kapexhiu thotë se ato janë një pretekst për shkaqe dhe synime të tjera. Ai shton se piktorët dhe gazetarët përpiqen që të zbulojnë dhe të thonë të vërtetën.
Shënim: Liria e shtypit/Shqipëria në vend të 85-të, Kosova në vend të 80-të. Ç’kuptim ka pjesëmarrja e Ramës dhe Jahjagës në marshimin e Parisit?
Marshimi i madh në Paris, në nderim të viktimave të sulmit në redaksinë e “Charlie Hebdot” ka mbledhur mjaft drejtues shtetesh. Mirëpo jo të gjithë mund të krenohen se liria e shprehjes, për të cilën zyrtarisht marshuan në Paris, është një e drejtë që realisht respektohet në vendin e tyre. “Koha Ditore” sjell në vëmendje se indeksi i lirisë së shtypit, për vitin 2014, sipas “Reporterëve pa Kufij”, e rendit Shqipërinë në vendin e 85-të, kurse Kosovën në vendin e 80-të.
Wall Street Journal: Bankat europiane po përgatiten për daljen e Greqisë nga euro
Bankat dhe institucionet e tjera financiare në Europë për përgatiten për daljen e Greqisë nga eurozona. Wall Street Journal thotë se në plan të parë të bankave europiane dhe organizmave të tjerë ekonomnikë kanë dalë programet e reagimit në rast të një skenari të tillë. Mes institucioneve që kanë nisur të përshtasin sistemet e tyre të brendshme janë Citigroup, η Goldman Sachs dhe ICAP.
Videolajm/Arrestimi i dy personave që dyshohen se porositën atentatin ndaj mikut të Emiljano Shullazit
Një ditë pas arrestimit në Yzberisht të Aurel Hoxhallarit dhe Amarildo Hoxhallarit, policia ka mundësuar edhe pamje nga momenti kur dy të arrestuarit mbërritën në ambjentet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Aurel Hoxhallari 38 vjeç dhe Amarildo Hoxhallari 25 vjeç, të dy të lindur e banues në Tiranë, dyshohet se kanë paguar Artur Bazen ose të ashtuquajturin Arianit Sterjo, për të kryer vrasjen e Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit.
Hashim Thaçi në Tiranë për të marrë “Honoris Causa”, akorduar nga universiteti publik
Hashim Thaçi do të vizitojë Tiranën këtë fillimjave, tashmë në cilësinë e numrit dy të qeverisë e kryediplomatit të Kosovës. Vizita e tij lidhet me çmimin “Honoris Causa” që Universitetit publik i Tiranës i ka akorduar atij.
“Falënderoj Universitetin publik të Tiranës për nderimin e madh që ma kanë bërë duke më ndarë çmimin Doctor Honoris Causa që do ta marr në Tiranë këtë të hënë gjatë vizitës sime bilaterale Shqipërisë. Këtë doktoraturë honorifike me motivacion lirinë una ia dedikoj bashkëluftëtarëve të mi të rënë në luftë” shkruan Thaçi në faqen e tij në “Facebook”.
Ashpërsimi i masave antiduhan, Italia po diskuton mundësinë e ndalimit të konsumit në parqe e plazhe por edhe në skenat e filmave
Italia po mendon të shtojë dhe më tej masat që dekurajojnë konsumin e duhanit. “La Reppublica” shkruan se ministria e Shëndetësisë po mendon që disa masa që mund të merren të jenë ndalimin e konsumit të cigares në parqe publike, në stadium e plazhe por edhe nëpër automjete kur ka fëmijë në to.