VOA thotë se karikaturistët shqiptarë kanë pasur kërcënime nga politikanët. Bujar Kapexhiu: Karikatura një art i braktisur në Shqipëri

Postuar në 12 Janar, 2015 00:11

Krahas gazetarëve, edhe artistë të njohur shqiptarë shprehën indinjatën e tyre për sulmin ndaj revistës Charlie Hebdo dhe vrasjen e kolegëve të tyre. Për “Zërin e Amerikës” regjisori dhe piktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu thotë se sulmi kundër kolegëve francezë i solli një zemërim të veçantë dhe dhimbje të madhe. Artistët nuk mendojnë se vërtet disa karikatura janë shkaku i vërtetë i masakrës ndaj piktorëve. Kapexhiu thotë se ato janë një pretekst për shkaqe dhe synime të tjera. Ai shton se piktorët dhe gazetarët përpiqen që të zbulojnë dhe të thonë të vërtetën. Kapexhiu theksoi se në qendër të punës së tyre është humanizmi, ndaj njerëzit që përpiqen të ndriçojnë jetën e shoqërisë nuk i meritojnë goditje të tilla të dhunshme. “Karikatura është një art i braktisur në Shqipëri; nga mbi 40 piktorë që punonin para vitit 1990, aktualisht karikatura punojnë vetëm 2-3 autorë. Shumë prej autorëve emigruan për një jetë më të mirë, ndërsa pjesa tjetër e lanë mënjanë, sepse në Shqipëri” - thotë Bujar Kapexhiu për “Zërin e Amerikës”. Sipas “VOA” artistët nuk paguhen dhe nuk mund të jetosh me karikatura, madje shumë prej tyre kanë pasur edhe kërcënime nga politikanët.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/bujar-kapexhiu-interviste/2593961.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.