Shërbimet sekrete paralajmërojnë për një valë sulmesh në mbarë Evropën, Italia dhe Gjermania në shënjestër

Njoftime shqetësuese të shërbimeve sekrete. Atentatet e Parisit mund të kenë qenë vetëm fillimi i një vale terrorizmi në mbarë Evropën. “Deutsche Welle” thotë se Sulmi i përgjakshëm mbi redaksinë e revistës franceze satirike "Charlie Hebdo" dhe sulmi në tregun hebre në Paris mund të kenë qenë sipas informacioneve të ekspertëve të shërbimeve sekrete amerikane vetëm fillimi i një vale terrorizmi në mbarë Evropën. Sipas gazetës gjermane "Bild am Sonntag" e cila u referohet ekspertëve të shërbimeve sekrete amerikane, specialistët e përgjimit të shërbimit sekret Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) kanë regjistruar menjëherë pas masakrave të Parisit biseda telefonike të udhëheqësve të xhihadistëve të "Shteti Islamik" (IS). Në bisedat e përgjuara të krerëve të IS-it ëhtë folur për një valë të gjerë terrori në mbarë Evropën. Paris konsiderohet në bisedatat telefonike të përgjuara si fillimi i një serie sulmesh, që do të përfshijnë edhe kryeqytetet e tjera të Evropës. Ndër to përmendet edhe Roma. Shërbimi sekret britanik MI5 njoftohet se ka paralajmëruar autoritetet gjermane të sigurisë për sulme të mundshme ndaj avionëve me eksploziv që nuk mund të zbulohet nga detektorët në aeroporte. Shkak mund të jetë një instruksion për ndërtimin e bombave i botuar kohët e fundit në internet nga Al-Kaida.
l.v
Add new comment