Vetëvritet inspektori francez i ngarkuar me hetimet e masakrës së Parisit. Mediat, "kishte probleme me depresionin"

Postuar në 12 Janar, 2015 03:47

Një pasojë e papritur nga tragjedia e Charlie Hebdosë. Inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistë satirike,  Erlik Fredu, ka kryer vetëvrasje. Incidenti ndodhi në zyrën e tij në Limozh, pak pas takimit që Fredu kishte me familjen e një prej viktimave. Sipas informatave paraprake, Fredu bëri vetëvrasje para se të shkruante një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfeu rreth tragjedisë. Mediat franceze thonë se inspektori 45-vjeçari kishte probleme me depresionin, ndërsa policia njoftoi se zyrtarët plotësisht janë tronditur dhe se askush nuk e ka pritur një ngjarje të tillë.

 

http://france3-regions.francetvinfo.fr/limousin/2015/01/08/l...

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.