Shqipëri-Kosovë, dy qeveritë takim tjetër të përbashkët në mars. Takimi Thaçi-Bushati

Postuar në 12 Janar, 2015 06:02

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë do të takohen sërish në mesin e muajit Mars për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve. Një vit nga mbledhja e përbashkët në Prizren, ishte ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi që bëri publik këtë lajm, në vizitën e parë zyrtare në Tiranë, pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës. Takimin e parë Thaçi e pati me homologun Bushati, i sapo kthyer nga marshimi historik në Paris. Përsa i përket pranisë së 4 krerëve fetarë të vendit në delegacionin shqiptar, ministri Bushati theksoi se prezenca e zyrtarëve të lartë të fesë nuk u bë për show dhe se Shqipëria nuk po tenton të eksportojë ndonjë vlerë jashtë vendit, por më shumë për të dhënë një mesazh paqeje dhe solidariteti. Mbi fenomenin e rekrutimit të xhihadistëve në tokën shqiptare e kosovare, të dy ministrat vunë theksin tek bashkëpunimi mes vendeve në disa fusha, qoftë edhe në atë të shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës, në parandalimin e fenomenit.
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.