Videolajm/Arrestimi i dy personave që dyshohen se porositën atentatin ndaj mikut të Emiljano Shullazit

Postuar në 11 Janar, 2015 15:41

Një ditë pas arrestimit  në Yzberisht të Aurel Hoxhallarit dhe Amarildo Hoxhallarit, policia ka mundësuar edhe pamje nga momenti kur dy të arrestuarit mbërritën në ambjentet e drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Aurel Hoxhallari 38 vjeç  dhe Amarildo Hoxhallari 25 vjeç, të dy të lindur e banues në Tiranë, dyshohet se kanë paguar Artur Bazen ose të ashtuquajturin Arianit Sterjo, për të kryer vrasjen e Pajtim Serjanit, mik i Emiljano Shullazit.

Shoqërimi i tyre  në polici është bërë me jo pak mllef nga efektivë të grupeve “Shqiponja”. Në video dëgjohen edhe fjalët që ata u drejtojnë të arrestuarve gjatë shoqërimit.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.