Ambasadori amerikan propozon kthimin e Qipros në një federatë greko-turke

Shtetet e Bashkuara shpresojnë në një riaktivizim të dialogut për zgjidhjen e çështjes së Qipros. Ambasadori amerikan në këtë vend, Xhon Koning u shpreh për Agjencinë Qipriote të Lajmeve se Shtetet e Bashkuara mbështesin fort përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për çështjen e Qipros.
Sipas tij, kjo mund të arrihet përmes bisedimeve që do të mbikqyren nga Kombet e Bashkuara. Ai ftoi autoritetet e Qipros greke dhe asaj turke të intensifikojnë përpjekjet për rinisjen e dialogut mes tyre, ndërsa kërkoi mbështetjen edhe të Asamblesë së Kombeve të Bshkuara.
Ambasadori amerikan foli edhe për një formulë konkrete për çështjen e Qipros, duke propozuar për krijimin e një federate të Qipros ku si bashkësia greke dhe ajo turke do të kenë të drejta politike të barabarta. Sipas tij, kjo zgjidhje u shërben interesave të të dyja palëve në Qipro, por edhe të Shteteve të Bashkuara në rajon.
http://www.protothema.gr/politics/article/440407/ipa-na-xana...
l.m
Add new comment