Në mbrojtje të artit të satirës. Selman Rushdie solidarizohet me francezët

Autori i “Vargjeve Satanike”, Selman Rushdie ka dënuar sulmin babar në redaksinë e revistës satirike franceze ”Charlie Hebdo, duke shprehur solidaritetin me gazetarët dhe popullin francez. Shkrimtari i njohur indian që jeton në Londër, i cili në vitin 1989 është akuzuar për blasfemi kundër Islamit me librin e tij “Vargjet Satanike” ka përcjellë qëndrimin e tij kritik përmes një komenti ndaj formave terroriste të besimit dhe ka dalë në mbrojtje të artit të satirës.
“Besimi, një formë mesjetare e mosarsyes, kur kombinohet me armatim modern shndërrohet në një kërcënim real për liritë tona. Ky totalitarizëm fetar ka shkaktuar një mutacion vdekjeprurëse në zemër të Islamit dhe këtë e pamë sot në pasojat tragjike në Paris. Unë qëndroj me Charlie HEBDO, ashtu siç duhet të jemi të gjithë, për të mbrojtur artin e satirës, i cili ka qenë gjithmonë një forcë për liri dhe kundër tiranisë, pandershmërisë dhe marrëzisë. “Respekti për religjion” është bërë një frazë që do të thotë ‘frikë nga feja’. Fetë, si të gjitha idetë e tjera, meritojnë kritika dhe satire”.
http://www.tetovasot.com/2015/01/edhe-ky-kerkohet-i-gjalle-a...
l.m
Add new comment